Maqedonia
Çavkov dërgohet përsëri në burgun e Shutkës, nuk respektoi arrestin shtëpiak
Kjo për shkak se Mitko Çavkov, dyherë nuk ka qenë në shtëpi gjatë kontrollit policor, informon albinfo.ch.
Ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, njëherë në orën 18.00 të 27 marsit, ndërsa herën e dytë dy orë e gjysmë më vonë është kontrolluar nga policia në shtëpinë e tij private. Por të dyja herët askush nuk ua ka hapur derën.
Ky kontroll vjen pasi Çavkovit me vendim të Gjykatës Supreme iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Pasi Prokuroria në gjykatë ngriti aktakuzë, u kërkua paraburgim i sërishëm edhe për Çavkovin, ndërsa një nga arsyet kryesore pse ai sërish është kthyer në Shutkë, është se ai në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme, kokë më vete arrestin shtëpiak nuk e ka mbajtur në adresën që ka në letërnjoftim, por në vend tjetër. Përveç tij në paraburgim u kthyen edhe katër persona tjerë, pasi paraprakisht gjykata më e lartë i liroi nga paraburgimi pesë mujor në burgun hetues.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël










