E-Diaspora
Çdo i dhjeti refugjat i dëbuar nga Luksemburgu, kosovar
Në qendrën për riatdhesim deri tash janë mbajtur për t`u dëbuar pastaj, 185 kosovarë
Çdo i dhjeti refugjat i vendosur në qendrën e grumbullimit të refugjatëve për riatdhesim në Luksemburg, ose gjithsej 185 sish, është shtetas kosovar. Kështu bëhet e ditur në një statistikë që ka publikuar Tageblatt.lu.
Pas kosovarëve, në këtë listë vijnë në radhë shtetasit e Serbisë, me 175 të mbajtur në këtë qendër dhe, në vendin e tretë janë algjerianët, 162 sish, transmeton albinfo.ch. Qendra në fjalë është në afërsi të Aeroportit të Luksemburgut, dhe mban emrin e tij “Findel”.
Është ngritur këtu, në mënyrë që dëbimi i refugjatëve me status të refuzuar të realizohet pa komplikime. Megjithatë, nga qendra “Fndel” deri tash kanë arritur të arratisen 17 veta, 7 nga të cilët janë kapur dhe kthyer sërish aty.
Një numër refugjatësh edhe pas dëbimit, kanë bërë përpjekje për t`u kthyer në Luksemburg. Kështu, 103 banorë të “Fundel”-it kanë qenë më shumë se njëherë këtu. “Nganjëherë me emra të ndryshëm”, thuhet në rasport.
Ndërsa rekordin e mban një person i cili këtu ka qëndruar madje 9 herë. Ai është dëbuar gjashtë herë nga Luksemburgu dhe sërish është kthyer. Kështu, personi në fjalë ka kaluar në këtë qendër gjithsej 310 ditë. Por rekordin, megjithatë e mban një refugjat tjetër, i cili është sjellë pesë herë në “Findel”: ai, në të pesë qëndrimet e tij marrë së bashku, këtu ka kaluar 366 dite, që është pak më shumë se një vit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












