Shkurt.ch
Çdo i dyti shkon në punë me veturë
Në vitin 2012 nga 3.69 milionë udhëtarë, 1.88 milionë kanë udhëtuar me automejete
Me tren kanë udhëtuar shumë më pak, 590.500 pasagjerë. Janë regjistruar 335.200 njerëz që kanë udhëtuar me autobus, më pak se ata që kanë udhëtuar në këmbë (337.200).
Këto shifra janë publikuar nga Zyra Federale për Statistika (FSO). Nëse i analizoni këto statistika, atëherë zbuloni se më shumë gratë (205.400) përdorin autobusin se meshkujt (129.700). Edhe më shumë gratë kishin shkuar në punë këmbë (177.100) sesa burrat (160.200). E njëjta është vërejtur edhe në tramvaj dhe metro.
Gjithashtu gratë (92.600) janë parë më shumë në tramvaje dhe trena sesa burrat (72.600).
Një rritje është shënuar te shoferët e veturave në 1.090.000 njerëz, ndërkohë prej tyre vetëm 793 mijë gra. Po ashtu 50.400 burra përdorin një motoçikletë ose skuter për të shkuar në punë, vetëm 13.400 prej tyre gra.
61 për qind e udhëtarëve bëjnë deri në gjysmë ore rrugë. Megjithatë, 324.600 udhëtarë kanë shkuar në punë në një distancë prej mbi një orë. Kjo është rreth 9 për qind e të gjithë udhëtarëve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













