Uncategorized
Çdo i treti bashkëshort bie në provimin e gjermanishtes
Shkalla e rënies në provim është më e larta te kandidatët nga Iraku. 1626 irakianë i janë nënshtruar këtij provimi dhe vetëm 722 prej tyre e kanë kaluar
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, gjatë vitit 2018, provimin e gjuhës gjermane -1- e kanë kaluar 48130 të huaj ndërsa kanë rënë në provim 16.198. Ata që nuk e kanë kaluar, nuk do të kenë mundësi t`i bashkohen partnerit ose partneres për të jetuar në Gjermani, shkruan welt.de. Shkallë veçanërisht të lartë të rëneis në këtë provim kanë treguar irakianët.
Këto fakte dalin nga përgjigja që Qeveria Federale i ka dhënë deputetëve të grupit parlamentar të të Majtës, në Parlamentin Federal të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas qeverisë, numri i provimeve po vjen duke u rritur ndërsa shkalla e rënies në provim ka mbetur konstante, rreth një të tretës. Kështu, në vitin 2016 provimin në fjalë e kanë kaluar 37840 bashkëshortë ndërsa në vitin 2017, më shumë se 42.000.
“Njohuri të thjeshta të gjuhës” është emërtimi me të cilin Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) nënkupton kuptimin nga i huaji të fjalive të thjeshta nga përditshmëria, prezantiminn e tij para të tjerëve, bërjen e pazareve etj. Por këtu hyn edhe aftësimi i tyre për të plotësuar formularët për punë me autoritetet e shtetit.
Këto testime nuk lanë nevojë t`i kalojnë vetëm të huajt nga SHBA, Izraeli dhe ata nga shtetet e BE-së, pastaj personat me kaulifikime të larta dhe privatistët, përcjell albinfo.ch. Po ashtu të liruar nga ky provim janë edhe bashkëshortë/et e refugjatëve me status të pranuar.
Veçanërisht të shumtë janë bashkëshortë/et nga Turqia, Rusia, Maqedonia, Kosova Tajlanda etj. që absolvojnë këtë provim për të ardhur në Gjermani. Shkalla e rënies në provim është më e larta te kandidatët nga Iraku. 1626 irakianë i janë nënshtruar këtij provimi dhe vetëm 722 prej tyre e kanë kaluar. 904 ose më shumë se gjsma kanë rënë në provim dhe kështu, së paku deri në përsëritjen dhe kalimin eventual të provimit, ata/ato nuk do të kenë mundësi t`u bashkphen bashkëshortë/eve të tyre në Gjermani.
E majta në Parlamentin Federal ka kritikuar si plotësisht jorealiste kriteret që kërkohet të plotësohen për bashkimin familjar, transmeton albinfo.ch. Testet e gjuhës bëjnë që “familjet të jetojnë edhe më tutje me vite të tëra të ndara”, ka thënë deputetja Gökay Akbulut për mediet gjermane. Veçanërisht shkalla e lartë e moskalimit të provimit e shënuar në Irak tregon se gjithnjë e më shumë njerëz detyrohen që testin e gjermanishtes ta kaloojnë në kushte të vështirësuara- “Mësimi i gjermanishtes në Gjermani do të ishte shumë më i lehtë, më i volitshëm dhe do t`i ngarkonte më pak personat e prekur.
Përgjegjësja për integrim brenda Qeverisë Federale, Annette Widmann-Mauz ndërkaq e ka mbrojtur rregullimin që i është bërë kësaj çështje, përcjell albinfo.ch. Kjo politikane e CDU-së ka thënë se është e qëlluar që të huajt të kenë “njohuri të thjeshta të gjermanishtes” para se të vijnë. “Vetëm në këtë mënyrë ata mund të orientohen që nga fillimi këtu dhe të integrohen në shoqëri.
E-Diaspora
-
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova Panairi po mbahet në Bazel nga 20 deri më 23 janar, me fokus në industrinë e... -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe -
Dortmund
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje mërgimtarit nga Kosova që shpëtoi katër persona nga mbytja -
SHBA
9-vjeçari shqiptar fiton dy medalje në Olimpiadën e Amerikës -
“Nga talenti në ndikim: fuqia ekonomike e diasporës”
Jeta në Zvicër
-
“House of Switzerland”, vitrina e Zvicrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos Konfederata paguan 130 mijë franga për paraqitjen e Zvicrës në Forumin Ekonomik Botëror... -
Zvicër
Kryeministri Kurti pjesë e diskutimeve në Shtëpinë e SHBA-së në Davos -
Trump: Çështja e Groenlandës do të diskutohet në Davos -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Faturat në letër do të jenë falas? Parlamentarët kërkojnë heqjen e tarifave












