Shkurt.ch
Çdo i treti i dënuar për dhunim seksual nuk mbahet fare në burg
Sipas Zyrës Federale të Statistikës (BFS), gjatë vitit 2015 kanë mare dënime të plotfuqishme për përdhunim gjithsej 82 veta. 26 prej tyre kanë marrë dënim me burg me kusht ndërsa 17 të tjerë dënim të pjesshëm me kusht
Gjithnjë më shumë përdhunues në Zvicër shpëtojnë pa mbajtur burg efektiv. Një në tre dhunues, ndonëse me dënim të plotfuqishëm për dhunim seksual nuk përfundon në burg.
Kështu siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung” ka ndodhur edhe me një 28 vjeçar i cili qe akuzuar për përdhunim të një vajze 16 vjeçare dhe për abuzim të disa vajzave tjera të mitura. Gjykata e pati dënuar atë me dënim me burg prej 24 muajsh me kusht dhe po ashtu me gjobë me kusht, transmeton albinfo.ch. Koha e kushtit është tri vjet për të dy dënimet. Por, ajo çfarë i dënuari detyrohet me të vërtetë të “vuajë” është një kompensim prej 15.000 franga viktimës kryesore dhe 3000 franga të tjera njërës nga viktimat e abuzimit.
Marrë në përgjithësi, vitin e kaluar në çdo të tretin rast të dhunimit seksual është shqiptuar vetëm dënim me kusht. Ndërsa sipas Zyrës Federale të Statistikës (BFS), gjatë vitit 2015 kanë mare dënime të plotfuqishme për përdhunim gjithsej 82 veta. 26 prej tyre kanë marrë dënim me burg me kusht ndërsa 17 të tjerë dënim të pjesshëm me kusht.
Shifra të ngjashme kemi edhe nga vitet pararendëse. Kështu, në vitin 2014, nga 105 dënimet e shqiptuara me burg për dhunimet seksuale, 30 ishin me kusht dhe 20 pjesërisht me kusht.
Ndërsa sipas Ligjit Penal dhunuesit seksualë duhet të dënohen me burg nga 1 deri 10 vjet, përcjell albinfo.ch. Mirëpo gjyqtarët kanë të drejtë që dënimet me burg deri në 2 vjet t`i shndërrojnë në dënime me kusht. Kjo praktikohet në rastet kur “një dënim efektiv me burg nuk shihet i domosdoshëm për të ndaluar delinkuentin që të kryejë sërish ndonjë delikt.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











