Bota
Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar
2,6 milionë vetë vdesin çdo vit për shkak se janë bërë viktima të trajtimeve të gabuara mjekësore apo ilaçeve jo të duhura. Me Ditën Botërore për Sigurinë e pacientëve, OKB kërkon të veprojë.
Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar
Miliona vetë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhen viktimë e trajtimeve të gabuara mjekësore. “Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanim Ghebreyesus në Gjenevë. Për herë të parë për këtë OBSH shpall “Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve” më 17 shtator. Me këtë organizata e OKB kërkon të tërheqë vëmendjen për këtë problem.
Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore. Gama e gabimeve është e madhe – që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit. Në statistikat e OKB-së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët, përcjellë albinfo.ch
“Ky është një problem global, ka thënë një nga krerët e OBSH, Neelam Dhingra-Kumar. Një arsye është edhe hierarkia e fortë në spitale, ku personeli vartës nuk guxon të hapë gojën, apo punonjësit kanë heshtur nga frika e pasojave. Sipas ekspertëve me një siguri më të mirë për pacientët, kursehen para, sepse pacientët e trajtuar gabim duhet të trajtohen më vonë shumë gjatë në klinika.
Presidenti i Dhomës së Mjekëve Gjermanë, Klaus Reinhardt është shprehur, se prioritet kryesor duhet të jetë siguria e pacientëve. “Cilësia dhe siguria duhet të jenë motorët e sistemit mjekësore dhe jo konkurrenca dhe presioni i shpenzimeve.”
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë












