Lajme
Çekia rivendos shtetrrethimin e natës
Qeveria çeke njoftoi sot rivendosjen e një shtetrrethimi nate përballë rritjes së fortë të rasteve COVID-19.
Masat e njoftuara përfshijnë gjithashtu një kufizim në gjashtë persona për tubimet e brendshme dhe të jashtme, si edhe një ndalim të konsumimit të alkoolit jashtë, nga 18 dhjetori, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.
“Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, sepse ne e dimë se sa do të ndikojë në jetën e njerëzve”, tha kryeministri Andrej Babis për gazetarët.
“Megjithatë, dyqanet dhe shërbimet do të mbeten të hapura”, shtoi ai.
Në javët e fundit, Republika Çeke ka regjistruar rreth 6 000 raste të reja infektimi në ditë për një numër të përgjithshëm i më shumë se 580 000 rasteve dhe mbi 9 600 vdekjeve që nga marsi
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












