Lajme
Certifikata e re për COVID-19 miratohet nga Parlamenti Evropian
Deputetët e Parlamentit Evropian ranë dakord se “certifikata e re e BE-së për COVID-19”, e cila zëvendëson Certifikatën e Gjelbër Digjitale, duhet të jetë në fuqi për 12 muaj dhe jo më gjatë.
Dokumenti, i cili mund të jetë në format digjital ose letër, do të vërtetojë nëse një person është vaksinuar ndaj covid-19 , nëse dëshmon se ka një test negativ ose nëse është shëruar plotësisht nga sarscov2, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sidoqoftë, sipas eurodeputetëve certifikatat e BE-së e COVID-19 nuk do të shërbejnë as si dokument udhëtimi dhe as nuk do të bëhet parakusht për të ushtruar të drejtën e lëvizjes së lirë.
Pa kufizime shtesë të udhëtimit dhe teste falas COVID-19 Mbajtësit e një certifikate të BE COVID-19 nuk duhet t’i nënshtrohen kufizimeve shtesë të udhëtimit, të tilla si karantina, vetë-izolimi ose testimi.
Eurodeputetët theksojnë gjithashtu që, për të shmangur diskriminimin ndaj atyre që nuk janë vaksinuar dhe për arsye ekonomike, vendet e BE duhet të “sigurojnë testime universale, të arritshme, në kohë dhe falas”.
Në përputhje me iniciativat kombëtare Parlamenti dëshiron të sigurojë që certifikata e BE-së të funksionojë së bashku me çdo iniciativë të ngritur nga vendet anëtare, e cila gjithashtu duhet të respektojë të njëjtën kornizë të përbashkët ligjore.
Shtetet anëtare duhet të pranojnë certifikatat e vaksinimit të lëshuara në vendet e tjera anëtare për personat e inokuluar me një vaksinë të autorizuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Do të jetë në dorën e shteteve anëtare të vendosin nëse ata gjithashtu pranojnë certifikata vaksinimi edhe për vaksinat e listuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për përdorim emergjent.
Certifikatat do të verifikohen për të parandaluar mashtrimet dhe falsifikimet, ashtu si dhe vërtetësinë e vulave elektronike të përfshira në dokument.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët? Në përgjithësi supozohet se të huajt që punojnë në Zvicër kanë paga më të ulëta se...
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)
-
Zvicra po përballet me kritika për mungesën e ndihmës financiare për Ukrainën
-
Komiteti i parlamentit zviceran propozon trefishimin e taksave për studentët e huaj
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim?