Kosova
Certifikatat e vaksinimit do t’iu lëshohen edhe qytetarëve të Ballkanit
Bashkimi Evropian planifikon të nisë lëshimin e certifikatave digjitale të vaksinimit kundër koronavirusit nga muaji qershor.
Për qytetarët e vendeve të treta, përfshirë Ballkanin Perëndimor, është hapur po ashtu mundësia që të pajisen me këtë dokument kur të udhëtojnë.
Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Cristian Wigand, kujtoi se udhëtimet jothelbësore të qytetarëve të vendeve të treta mbeten të ndaluara, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Ata që mund të udhëtojnë aktualisht, do të mund të marrin edhe një certifikatë digjitale të gjelbër, duke e kërkuar atë nga shteti, në të cilin udhëtojnë. Shtetet anëtare duhet të vlerësojnë provat e vaksinimit dhe ta lëshojnë certifikatën digjitale”, tha zëdhënësi i KE-së, Wigand.
Certifikatat digjitale të BE-së do të përmbajnë informacione në lidhje me vaksinimin, testin negativ PCR ose praninë e antitrupave.
Në Komisionin Evropian po ashtu tha se, së shpejti, qytetarëve të vendeve të treta do t’iu njihen edhe certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e tyre, por kjo, sipas zyrtarëve evropianë, kërkon harmonizimin e sistemit të lëshimit të këtyre dokumenteve me kërkesat evropiane.
“Me këtë, certifikatat e vendeve të treta do të pranohen në BE njësoj si certifikatat e gjelbra digjitale, të lëshuara nga BE-ja”, tha Wigand.
BE-ja është kritikuar për fushatë të ngadalshme të vaksinimit kundër koronavirusit, por zyrtarët evropianë kanë fajësuar problemet me furnizim.
Të dielën, Kosova ka pranuar dozat e para të vaksinave, ndërsa të martën pritet të nisë fushatën e imunizimit.
Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë nisur tashmë vaksinimin.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? Nëse votuesit zviceranë do të mbështesnin propozimin e krahut të djathtë për të frenuar numrin e... -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar












