Kosova
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni nga Zvicra në Kosovë e në Shqipëri dhe anasjelltas
albinfo.ch përcjell informacionet lidhur me kushtet që duhet përmbushur për të udhëtuar nga Zvicra në Kosovë dhe Shqipëri si dhe anasjelltas
Sezoni turistik gjegjësisht pushimet verore të zviceranëve janë në kulm. Shumë tashmë janë duke i shijuar këto pushime, diku jashtë vendit, ndërsa shumë të tjerë, po përgatiten të shkojnë… Por ethet e pushimeve vazhdojnë të jenë të trazuara nga hija e pandemisë, e cila ende po vazhdon të kërcënojë (jo vetëm) pushimet tona.
Në këtë atmosferë pasigurie, për të gjithë ata që mësyjnë vendet e huaja për të bërë pushimet, duhet të informohen me kohë për kriteret që zbatojnë këto vende në raport me pushuesit e huaj, pra edhe me zviceranët. Për këtë arsye, gazeta 20minuten ka bërë sot një prezantim të gjerë të kushteve të cilat duhet t`i përmbushin ata që shkojnë nga Zvicra në disa nga vendet që janë tradicionalisht më të vizituarat nga zviceranët dhe banorët e Zvicrës, në përgjithësi.
Këtu hyjnë: Italia, Franca, Spanja, Portugalia, Gjermania, Greqia, Turqia, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.
Në vazhdim, albinfo.ch përcjell informacionet lidhur me udhëtimin nga Zvicra në Kosovë dhe Shqipëri si dhe anasjelltas.
Kosova
Udhëtarët që hyjnë nga Zvicra në Kosovë nuk kanë nevojë të tregojnë as test negativ dhe as certifikatë Covid me rastin e hyrjes. Megjithatë, kompanitë ajrore mund të kërkojnë testin negativ, kështu që duhet të merreni vesh paraprakisht me kompaninë ajrore.
Karantinë
Nuk ka detyrim për karantinë pas hyrjes në Zvicër nga Kosova.
Detyrimi për maskë
Në ambientet publike ekziston detyrimi për të mbajtur maskën mbrojtëse nëse nuk mund të sigurohet distanca prej një metër e gjysmë me njerëzit e tjerë.
Gastronomia
Për objektet hotelierike vazhdojnë të zbatohen kufizimet e kapaciteteve gjegjësisht duhet të respektohen distancat minimale, transmeton albinfo.ch. Jo më shumë se katër persona lejohen në një tavolinë në ambientet e brendshme. Koha e hapjes është e kufizuar në periudhën nga ora 5 e mëngjesit deri në 23 të natës
Pikat turistike
Të gjitha dyqanet qëndrojnë të hapura por me kufizime. Maska e gojës dhe hundës është e detyrueshme. Festimet private lejohen me një numër të kufizuar të pjesëmarrësve dhe më së voni deri në orën 23:00.
Transporti publik
Transporti publik lokal është i kufizuar. Lejohet përmbushja e maksimalisht 50 për qind të kapacitetit të pasagjerëve, transmeton albinfo.ch. Taksitë lejohen të transportojnë jo më shumë se 3 pasagjerë.
Kthimi në Zvicër
Nuk kërkohet asnjë test për udhëtimin e kthimit nga Kosova në Zvicër. Përjashtim: Kur mbërrini me aeroplan, nëse nuk jeni vaksinuar ose shëruar, duhet të tregoni një test negativ PCR (jo më të vjetër se 72 orë) ose një test të shpejtë antigjen negativ (jo më të vjetër se 48 orë). Po ashtu duhet të plotësoni një formular hyrjeje para se të kaloni kufirin.
Shqipëria
Hyrja nga Zvicra
Udhëtimi në Shqipëri është i mundur pa pasur nevojë të plotësohet ndonjë kusht për Covid-19. Testet negative të koronës nuk janë të nevojshme dhe hyrja është e mundur në të gjitha pikat zyrtare kufitare.
Karantina
Nuk ka asnjë detyrim për karantinë pas hyrjes në Zvicër.
Detyrimi për maskë
Maskat janë të detyrueshme në ambientet e brendshme në të gjithë vendin.
Gastronomia
Restorantet dhe kafenetë janë të hapura ndërsa klubet mbeten të mbyllura. Ka një ndalim qarkullimi nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit, restorantet dhe kafenetë janë gjithashtu të mbyllura gjatë kësaj kohe.
Pikat turistike
Muzetë, galeritë dhe vendet arkeologjike janë të hapura. Shfaqjet teatrore, aktivitetet kulturore, konferencat dhe ngjarjet sportive mund të zhvillohen me një numër të kufizuar vizitorësh dhe spektatorësh.
Transporti publik
Transporti publik dhe taksitë janë në funksion. Në autobusë dhe taksi është e detyrueshme mbajtja e maskës.
Kthimi në Zvicër
Për udhëtimin e kthimit nga Shqipëria nuk kërkohet kurrfarë testi, Përjashtim: Kur mbërrini me aeroplan, nëse nuk jeni vaksinuar ose shëruar, duhet të paraqitntë një test negativ PCR (jo më i vjetër se 72 orë) ose një test të shpejtë antigjen negativ (jo më të vjetër se 48 orë), përcjell albinfo.ch. Po ashtu, duhet të plotësoni një formular hyrjeje para se të kaloni kufirin.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












