Lajme
Ja çfarë lejohet dhe çfarë mbetet e ndaluar në Zvicër pas 6 qershorit
Një përmbledhje e të gjitha aktiviteteve që, pas vendimit më të ri do të lejohen dhe atyre që vazhdojnë të mbeten të ndaluara
Me rënien e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19, Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka shpallur sot hapin më të madh lehtësues në krizën pandemike deri më sot.
Në vazhdim, me pak fjalë, një përmbledhje e të gjitha aktiviteteve që, pas vendimit më të ri do të lejohen dhe atyre që vazhdojnë të mbeten të ndaluara.
Ndalimi i tubimeve me mbi pesë veta është hequr. Nga 30 maji, lejohen grumbullimet spontane me maksimalisht 30 persona, shkruan albinfo.ch. Kjo vlen veçanërisht në vendet publike, shtigjet e ecjes dhe në parqe.
Ngjarjet me deri në 300 persona: Nga 6 qershor ngjarjet private dhe publike me deri në 300 persona janë përsëri të mundshme. Këtu përfshihen ngjarje familjare, panaire tregtare, koncerte, shfaqje teatrore apo shfaqje filmike, por edhe mitingje politike, transmeton albinfo.ch Hapat e ardhshëm për ngjarje me deri në 1000 njerëz do të mefrren më 24 qershor. Por, ajo që është pothuajse e sigurt, ngjarjet me mbi 1000 persona, ku hyjnë sidomos ndeshjet e futbollit, mbeten të ndaluara deri në fund të gushtit.
Drita e gjelbër për kohën e lirë dhe turizmin: Nga 6 qershori do të jenë përsëri të hapura hekurudhat malore, teleferikët, kampet dhe ofertat tjera turistike. Sigurisht, të njëjtat rregulla të higjienës dhe distancës duhet të zbatohen në hekurudhat malore ashtu si në transportin publik, përcjell albinfo.ch. Po ashtu do të lejohen të punojnë: Kazinot, parqet argëtuese, kopshtet zoologjike dhe kopshtet botanike ashtu, si dhe pishinat, ambientet e Wellness-it, ndërmarrjet erotike dhe prostitucioni.
Bie masa e “4 personave për tavolinë”: Në restorante, madhësia e grupeve është e kufizuar në katër persona, deri më 6 qershor. Nga ajo datë do të jenë sërish të mundshme edhe loja me Bilardo dhe muzika live. Megjithatë, për grupe me më shumë se katër persona, kompanitë janë të detyruara të përfshijnë detajet e kontaktit të një mysafiri për tryezë, transmeton albinfo.ch. Ulja është e domosdoshme. Fundi i orarit është në mesnatë. Kjo vlen edhe për klubet e natës dhe diskotekat, ku kërkohen lista të pranisë dhe janë të mundshme maksimalisht 300 hyrje për një mbrëmje.
Fillojnë mësimet në shkollat e mesme dhe universitete: mësimi në klasë në shkollat e mesme, në shkollat profesionale dhe universitetet lejohen përsëri nga 6 qershori. Kantonet vendosin për zbatimin.
Mbeten rekomandimet për “shtëpitë-zyra” (home office): Vetë kompanitë vendosin për kthimin efektiv të punonjësve në vendet e tyre të punës, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal rekomandon vazhdimin e lejimit të “home office”, kudo që të jetë e mundur, në mënyrë që të shmangen flukset e mëdha në transportin publik.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













