Tematike
Zvicra ka problem me policët që kundërshtojnë masat e koronës
Policët që refuzojnë të zbatojnë ligjin në fuqi bëjnë shkelje që ndiqet penalisht, ka thënë Florian Näf nga Fedpol
Shoqata “Wir für euch” (“Ne për ju”) bën thirrje për luftë kundër masave kundër koronës. Madje, ajo thotë që “kushdo që zbaton masat e Koronës duhet të raportohet – kështu shkruan shoqata “Ne për ju” në faqen e saj. Shoqata ngre disponimin kundër shtetit ligjor zviceran. Sipas deklaratave të tyre, ata thirren në detyrën e tyre për të mbrojtur dhe mbështetur të drejtat themelore të të gjithëve.
Sipas gazetës “Tages Anzeiger”, grupi deklaron se përbëhet nga prokurorë, oficerë policie dhe gjykatëse. Por është e paqartë se sa anëtarë ka grupi në të vërtetë.
Së fundmi, “Wir für euch” ka publikuar një video të shkurtërku pozicionohet kundër masave të zbatueshme të koronës, transmeton albinfo.ch. Rreth 40 njerëz me kapuçët e ngritur shihen duke qëndruar në brigjet e Liqenit Walesee (SG).
“Masat e marra gjatë një viti e gjysmë janë joproporcionale”, thonë ata. Kjo pasohet nga shtrëngimet e duarve midis oficerëve të policisë, anëtarëve të ushtrisë dhe grupit “Trychlers” – të gjitha në mënyrë anonime. Mbetet e paqartë nëse këta janë në të vërtetë policë.
Sepse policët që refuzojnë të zbatojnë ligjin në fuqi bëjnë shkelje që ndiqet penalisht. “Nuk ka vend për neglizhim në zbatimin e masave që janë miratuar nga organizata të legjitimuara politikisht”, ka thënë Florian Näf nga Fedpol për gazetën “Tages Anzeiger”. “Në një demokraci dhe një shtet kushtetues, policia duhet të jetë ideologjikisht neutrale”.
Dy policë tashmë janë pushuar nga puna
Në fillim të tetorit, “Republika” kishte demaskuar dy mbështetës të shoqatës “Wir für euch” në policinë e Kantonit të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Ata fajësoheshin se kanë bërë thirrje për kallëzim penal kundër punonjësve të policisë. Policia Kantonale e Cyrihut më pas i ka liruar ata të dy nga shërbimi.
“Një thirrje e tillë cenon vlerat e policisë së kantonit”, thonë në Policinë Kantonale. “Dhe bën shkelje kundër betimit që bën çdo polic para se të hyjë në trupat policore . Në këtë mënyrë mund të dëmtojë besimin e popullatës në punën dhe ndershmërinë e policisë së kantonit”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












