Lajme
CFO-të zviceranë presin rënie ekonomike pas njoftimit të tarifave amerikane
Shumica e zyrtarëve kryesorë financiarë (CFO) të kompanive në Zvicër presin një rënie të afërt të ekonomisë, sipas sondazhit gjysmë-vjetor të Deloitte, të raportuar nga gazeta “Cash”. Ndërsa në mars ata mbanin ende një qëndrim relativisht pozitiv, njoftimi për vendosjen e tarifave masive nga SHBA ka ndryshuar ndjeshëm perceptimin e tyre.
Sipas rezultateve, 58 përqind e CFO-ve tani presin një zhvillim negativ ose shumë negativ të ekonomisë zvicerane, ndërkohë që vetëm 15 përqind mbeten optimistë për një përmirësim.
Pessimizmi është edhe më i theksuar kur bëhet fjalë për Gjermaninë – 81 përqind e CFO-ve parashikojnë një zhvillim negativ ekonomik për ekonominë më të madhe të Evropës. Edhe për dy fuqitë globale, SHBA-në dhe Kinën, perspektivat nuk janë shumë më të mira: 64 përqind e CFO-ve shohin zhvillim negativ në Kinë dhe 89 përqind në SHBA, transmeton albinfo.ch.
Situata financiare brenda kompanive gjithashtu po shihet me sy gjithnjë e më skeptik. Nga marsi në prill, optimizmi ra ndjeshëm: ndërsa 61 përqind e CFO-ve kishin një qasje pozitive në mars dhe vetëm 18 përqind ishin pesimistë, në prill pesimizmi u rrit në 43 përqind, ndërsa optimistët u reduktuan në vetëm 23 përqind,shkruan 20minuten.
Ky ndryshim i ndjeshëm reflektohet edhe në pritshmëritë për rritjen e të ardhurave, marzhet e fitimit dhe zhvillimin e stafit. Sipas Deloitte, kompanitë në Zvicër janë aktualisht më të kujdesshme në lidhje me investimet dhe punësimet sesa në çdo kohë që nga viti 2020,
Edhe pse një pjesë e tarifave është shtyrë përkohësisht, kjo nuk ka mjaftuar për të përmirësuar pritshmëritë – sipas sondazhit, kohët mbeten të karakterizuara nga një pasiguri e konsiderueshme.
Në këtë studim morën pjesë 120 CFO nga sektorët më të rëndësishëm ekonomikë të Zvicrës, ndërkohë që një sondazh i dytë, më i shkurtër, përfshiu edhe 65 CFO të tjerë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











