Futboll
Challandes: Ëndrra e Kosovës për Evropian do të bëhet realitet
Sonte do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e Dardanëve deri më tani
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, beson se ëndrra e Kosovës për t’u kualifikuar në Evropian do të bëhet realitet, përtej situatave të vështira që janë krijuar për shkak të COVID-19.
Në prag të përballjes me Maqedoninë e Veriut, në gjysmëfinalen e play off-it të Ligës së Kombeve, trajneri zviceran beson se ëndrra do të bëhet realitet, shkruan albinfo.ch.
“Jemi pranë një momenti kur mund të prekim ëndrrën, por kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekte. Gjithsesi, Kosova, si ekip, futbolli ka treguar se di t’i përballojë këto situata, duke i kthyer në favor”, shprehet Challandes.
Ai është mjaft optimist: “Si trajner, nëse je pesimist dhe gjithmonë i sheh vetëm pjesët e vështira, atëherë duhet të ndërrosh punën. E kam të qartë me çka përballem, e shoh se kemi mundësi, shoh se mund të arrijmë diçka si ekip, koha ka ardhur, nuk mund të presim më shumë për të realizuar atë që duam”.
Trajneri zviceran foli edhe për mungesën e tifozëve. “Dua të luaj me tifozë. Për mua tifozët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit. Por, duhet ta pranojmë këtë situatë dhe është e qartë se unë i dua të gjithë futbollistët e mi, por kjo është situata, duhet ta pranojmë”.
Ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë zhvillohet të enjten në orën 20:45. Skuadra që fiton, do të kualifikohet në finale të ‘play-off’-it dhe në nëntor do të luajë me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












