Lajme
Chat GPT mund ta gjejë vendndodhjen tuaj vetëm me një fotografi
Pasi kaloi faza kur njerëzit përdornin masivisht ChatGPT për të krijuar figura aksioni nga fotot e tyre, argëtimi i ri në internet duket se ka të bëjë me gjurmimin e lokacionit. Në shikim të parë, duket si një lojë, përdoruesit ngarkojnë foto menushe restorantesh, selfi apo pamje nga rruga dhe ChatGPT përpiqet të gjejë se ku është bërë fotografia. Disa madje e “shndërrojnë” ChatGPT në një lojtar të GeoGuessr, një lojë online e njohur ku duhet të gjesh vendndodhjen bazuar në pamjet nga Google Street View.
Kjo mund të tingëllojë e padëmshme, por ka edhe një “anë të errët” serioze. OpenAI së fundmi ka publikuar modelet e reja o3 dhe o4-mini, të cilat kanë aftësi të avancuara të “arsyetimit vizual”. Kjo do të thotë që AI mund të zmadhojë, rrotullojë, presë dhe analizojë edhe imazhe të paqarta për të nxjerrë informacion të dobishëm. Kur këto aftësi kombinohen me të tjerat që ka modeli, rezultati është një aftësi e jashtëzakonshme për të identifikuar lokacione.
Mjafton një foto e thjeshtë nga Instagrami, dhe AI mund të dallojë në cilin qytet jeni, në cilin lagje madje edhe në cilën adresë të saktë. Në një testim, modeli o3 arriti të dallonte që një foto me një kokë rinoceronti ngjyrë vjollcë në një bar ishte bërë në një lokal në Williamsburg të New Yorkut, ndërsa GPT-4o gabimisht mendoi se ishte një pab britanik. Megjithatë, edhe pse o3 është më i saktë në disa raste, nuk është i pagabueshëm, ndonjëherë ngec në përpjekjet për të përcaktuar lokacionin.
Nga OpenAI thonë se këto aftësi mund të ndihmojnë në fusha të ndryshme, nga qasja për persona me aftësi të kufizuara dhe kërkimet shkencore, deri te ndërhyrjet emergjente. Ata gjithashtu pretendojnë se modelet refuzojnë kërkesat për informacione private ose të ndjeshme dhe se janë vendosur mekanizma mbrojtës kundër identifikimit të personave privatë në foto. Megjithatë, aftësia e AI për të marrë me mend vendndodhjen nga një foto bazuar në detaje të vogla (shenja, brendshme, peizazh) mbetet ende potencialisht e rrezikshme, veçanërisht në duart e atyre që duan të dëmtojnë dikë.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












