Autotech
Chevrolet i gjeneratës së ardhshme mund të ketë goma pa ajër
Michelin ka punuar me General Motors për të zhvilluar goma pa ajër që do të shiten në një makinë elektrike të gjeneratës së ardhshme Chevrolet Bolt, që pritet të dalë në shitje në vitet e ardhshme, tha një ekzekutiv i Michelin.
Kjo mund të shënojë rënien e traditës mbi 130-vjeçare të gomave, por edhe fundin e një prej aspekteve më të bezdisshme të pronësisë së makinave: mbajtjen e ajrit në goma.
“Ne duam të sjellim gjeneratën e ardhshme të Chevrolet Bolt me goma pa ajër”, tha Alexis Garcin, president i Michelin në Amerikën e Veriut.
“Kjo do të ndodhë tani në tre deri në pesë vjetët e ardhshme”.
General Motors nuk ka konfirmuar se është duke punuar në një makinë të re që do të quhet Cehvrolet Bolt, i njëjti emër sikurse vetura elektrike aktuale e prodhuesit të automjeteve, por GM ka thënë se është duke punuar në një shumëllojshmëri të gjerë të automjeteve elektrike, duke përfshirë ato të përballueshme të ngjashme me Bolt në çmime.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












