Shkurt.ch
Chodorkowskit i jepet leja e qëndrimit në Zvicër
Mediet zvicerane njoftojnë se Chodorkowski planifikon të marrë me qira një shtëpi në Rapperswil-Jona (kantoni i St. Gallenit)
Ish pronari i koncernit të naftës Yukos, Michail Chodorkowski, i njohur si kritik i Putinit dhe më vonë si i burgosur politik i tij, ka marrë lejen e rregullt të qëndrimit në Zvicër. Autoritetet zvicerane ia kanë dhënë atij këtë të drejtë pasi që ai kishte zgjedhur Zvicrën si vend për të jetuar në të ardhmen.
Një lajm të tillë e ka publikuar së pari gazeta “NZZ am Sonntag” dhe pastaj e ka konfirmuar edhe Enti Federal për Migracion.
Mediet zvicerane njoftojnë se Chodorkowski planifikon të marrë me qira një shtëpi në Rapperswil-Jona (kantoni i St. Gallenit), buzë liqenit të Cyrihut. Familja e ish oligarkut rus jeton në Zvicër, gjegjësisht dy nga fëmijët e tij ndjekin shkollën në kantonin St Gallen.
Kritiku i njohur i Putinit është gjykuar në vitin 2005 për bishtnim të tatimeve. Ndërsa në vitin 2013 ai është amnistuar në mënyrë të papritur nga presidenti rus Putin dhe është liruar nga burgu.
Menjëherë pas kësaj, Chodorkowski ka shkuar në Gjermani dhe pastaj në Zvicër ku është strehuar familja e tij.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













