Lajme
Festojnë 73-vjetorin e martesës duke u vaksinuar kundër COVID-19
Është bërë e ditur se një çift në veri të Kentuckyt ka festuar përvjetorin e 73-të të martesës, duke marrë vaksinën e parë anti-COVID, njofton agjencia AP, përcjell albinfo.ch.

Noel “Gene” Record 93-vjeçar dhe bashkëshortja e tij Virginia Record 91-vjeçare, kanë qenë në mesin e pacientëve të parë që janë vaksinuar në Cincinnati të martën nën Fazën 1B të Ohios, raporton “ËLËT-TV”. Fillimisht janë vaksinuar punonjësit shëndetësorë.
Çifti udhëtoi nga veriu i Kentuckut për në pikën në Universitetin e Cincinnatit, ku në një parking u vaksinuan me vaksina anti-COVID. Ata do të kthehen për ta marrë dozën e dytë pas tri javëve.
“Ne duam t’i kthehemi jetës normale sa më shpejt të jetë e mundur. Po shikojmë para që njerëzit të vaksinohen dhe t’i kthehemi normalitetit, e të kemi mundësi të vallëzojmë edhe një herë e të argëtohemi”, ka deklaruar Gene Record.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












