Lajme
Çifti nga Austria që kalon pushimet që 12 vite në Ksamil
Një histori sa interesante, aq edhe e bukur e çiftit austriak.
Ka 12 vite më parë kur ky çift nga Austria erdhi për herë të parë me pushime në Shqipëri me pasigurinë se me çfarë do të përballeshin. Prej asaj kohe ata rikthehen çdo vit dhe qëndrojnë disa muaj në brigjet e Ksamilit, përcjell albinfo.ch.
Ata quhen, Friederike dhe Wilhelm Neuhold nga Austria erdhën për herë të parë në Ksamil 12 vite më parë.
Ata që atëherë janë rikthyer vazhdimisht në qytezën buzë Jonit, ku tashmë qëndrojnë më gjatë.
“Ksamili më pëlqen, njerëzit janë të sjellshëm. Të gjithë na kanë ndihmuar me çdo problem që kemi pasur.”
“Kemi ardhur që prej qershorit të vitit që shkoi dhe jemi ende këtu.”
Kujtojnë se kur miqve u thanë se do të shkonin për një vit në Shqipëri, e morën për ide të rrezikshme.
Sot duket se kanë ndryshuar mendje.
Disa prej tyre i kanë vizituar në Ksamil.
“Shumë njerëz na thonë pse shkoni atje, është e rrezikshme!Unë u them që nuk është fare e rrezikshme, njerëzit janë miqësore dhe nuk ka pobleme”.
“Dy vajzat tona me fëmijët e tyre të vegjël kanë ardhur dhe na kanë vizituar këtu.”
Wilhelm thotë se është dashuruar me klimën dhe bukuritë e Ksamilit.
Nuk kupton se përse ka turizëm vetëm tre muaj.
“Koha më e bukur është nga prilli deri në qershor. Në verë është vapë, ndërsa në shtator-tetor është sërish bukur. Sezoni duhet të jetë më i gjatë. Duhet të zgjasë nga marsi deri në nëntor”.
Shëtitjet buzë detit, noti, miqtë e rinj shqiptar përbëjnë përditshmërinë për çiftin austriak.
Rrugët me gropa dhe mungesa e ujit të pijshëm janë të papranueshme për ta.
“Infrastruktura është problem, kudo ka gropa. Në ditët me shi rruga mbulohet nga uji.”
Teksa nuk mungojnë udhëtimet brënda Shqipërisë, nga të cilët ata veçojnë Korçën.
“Nuk blejmë shtëpi, pasi dua të lëvizim, të shikojmë zona të ndryshme. Vendi më i bukur është Korça. Ishte shumë interesante dhe i ndryshëm nga qytetet buzë detit.
Frederike 75 vjeçe dhe Wihlem 78 do të largohen nga Ksamili në maj, atëherë kur turistët shtohen. /Ora News/
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











