Shqipëria
Çifti nga Shqipëria kapet me 26 kg drogë në Itali
Policia italiane njoftoi se ka arrestuar një çift shqiptarësh, të cilët po transportonin një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë.
Sipas të dhënave paraprake, droga e pastër u sekuestrua në territorin e Marina di Chieuti, në zonën e Foggiano, ndërsa policia kishte ngritur një postbllok për të goditur trafiqet e paligjshme.
Gjatë kontrolleve efektivët vunë re një makinë me targa suedeze që sapo kishte ndaluar në një servis pranë San Severo. Dy personat që ndodheshin në bord, një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare dhe me pasaportë suedeze, të dy 35 vjeç, fillimisht vëzhguan me kujdes zonën, më pas gruaja doli nga makina për t’u kthyer pas pak minutash, ndërsa burri qëndroi brenda.
Efektivët dyshuan për sjelljen e tyre dhe vijuan me kontrollin. Në atë moment të dy shqiptarët filluan të shfaqnin shenja nervozizmi. Kështu, me mbështetjen e njësisë së qenve, u krye një kontroll i saktë i mjetit, ku u gjetën 26 kg kokainë në fundin e dyfishtë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











