Jeta në Zvicër
Çifti zviceran, 17 mijë kilometra me biçikletë për të parë djalin në Olimpiadë
Çifti zviceran kaloi 17.000 kilometra për të parë djalin e tyre në Olimpiadën Dimërore në Phenian, shkruan albinfo.ch.
Babai dhe njerka e skiatorit Misha Gasser u larguan nga shtëpia verën e kaluar në Olten, 70 km në perëndim të Cyrihut, për të realizuar një aventurë njëvjeçare me biçikleta në Korenë e Jugut. Në udhëtimet e tyre kanë kaluar 20 vende, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bullgarinë.
“Kur arritëm, djali na mirëpriti. Ishim të prekur, nuk kemi fjalë”, tha 55-vjeçari Guido Hoviler.
Ai thotë se ishte shumë e vështirë për të udhëtuar çdo ditë me biçikletë.
“Sfida më e madhe ishte për të udhëtuar në autostradën Pamir, sepse ajo është 4.000 metra mbi nivelin e detit dhe kalon nëpër disa vende në Azinë Qendrore. Pas kësaj, ishim shumë të lodhur. Na duhej dy ose tre javë”.
Kur arritën në kufirin kinez, iu refuzua t’i jepej viza, sepse ndërkohë mjekra i ishte rritur dhe në Korenë e Jugut ata ngritën kampin në temperatura nën zero.
“Djali im ëndërronte të luante në Olimpiadën deri në moshën katërvjeçare. Gjëja më e rëndësishme është se ai është duke jetuar ëndrrën e tij dhe ne kemi dashur të jemi afër tij”, tha Hoviler.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











