Lajme
Çiklisti godet vogëlushin shqiptar dhe ikën nga vendi i ngjarjes
Mjekët i kanë qepur plagët në gjashtë vende në këmbë. Ai ka po ashtu një fryrje të madhe në kokë, por, për fat, nuk ka pësuar tronditje truri
Të dielën pasdite, një çiklist është përplasur me një djalë katër vjeçar në Kriens të Lucernit dhe ka vazhduar të ngasë biçikletën, edhe pse fëmija ka pësuar lëndime në aksident, shkruan luzernerzeitung.ch.
Në zonën Roggernweg, çiklisti, për arsye të panjohura ka goditur djalin 4-vjeçar që ishte duke luajtur, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë së Luzernit, vogëlushi me këtë rast ka pësuar lëndime dhe është dashur të dërgohej me urgjencë në spital nga prindërit e tij.
Mjekët i kanë qepur plagët në gjashtë vende në këmbë. Ai ka po ashtu një fryrje të madhe në kokë, por, për fat, nuk ka pësuar tronditje truri.
Çiklisti ishte ndalur shkurt dhe kishte sharë, rrëfen për blick.ch motra e madhe e vogëlushit, e cila kishte qenë pranë tij. Më pas ka vazhduar rrugën pa lënë ndonjë informacion ose pa u kujdesur për 4 vjeçarin që e kishte lënduar.
Për fat, babai i vogëlushit ka qenë afër, në garazh dhe ka reaguar shpejt.
Policia e Luzernit është në kërkim të çiklistit të panjohur ose të dëshmitarëve që kanë mundur ta shohin aksidentin dhe mund të japin informacione rreth çiklistit.
Sipas nënës, Argjira B., çiklisti është rreth 50 vjeçar, tullac dhe ka pasur të veshur një këmishüe hawai.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












