Kosova
Cila do të jetë qasja e Qeverisë së re gjermane karshi Kosovës?
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka thënë se ndryshimet në politikën gjermane, pas largimit të Merklen, nuk ndikojnë në raportet Gjermani-Kosovë.
“E mira e Gjermanisë është që nganjëherë është e mërzitshme, por e besueshme. Përgjigja ime e shkurtë është që JO nuk do të këtë ndryshim në qasjen ndaj Kosovës”, tha ai.
“Jemi partnerë të Kosovës, dhe kushdo që e formon qeverinë, partitë tani po bisedojnë për një koalicion ,dhe uroj që do ta finalizojnë në dhjetor, dhe qasja kryesore nuk do të ndryshojë”
“Mund të ketë nuanca, por qasja kryesore nuk do të ndryshojnë, dhe unë mendoj se ky është një lajm i mirë. Do të jemi të përkushtuar ndaj Kosovës, dhe do të vazhdojmë të jemi të besueshëm, miq, dhe partnerë”, tha Rohde në Kanal10.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













