Lajme
Cilat do të jenë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025?
Singapori ka rimarrë pozicionin e tij si vendi me pasaportën më të fuqishme në botë për vitin 2025.
Mbajtësit e këtij dokumenti të udhëtimit gëzojnë akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, sipas Indeksit të Pasaportave Henley, më shumë se qytetarët e çdo vendi tjetër në planet.
Japonia është e dyta në renditje, me një derë të hapur për 193 destinacione, pasi ka siguruar medaljen e argjendtë duke rifituar aksesin pa viza në Kinën fqinje për herë të parë që nga bllokimet e Covid-19.
Shtetet anëtare të BE-së, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin nr.3, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me akses në 192 destinacione pa viza.
Pozicioni i katërt në renditje është një dëshmi e fuqisë së zonës Shengen pa kufij të Bashkimit Evropian, e cila garanton lëvizjen e lirë për më shumë se 425 milionë qytetarë të BE-së. Ai mbahet nga shtatë vende të BE-së, secila me akses pa viza në 191 destinacione: Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Norvegji dhe Suedi.
Në vendin e pestë janë pesë vende – Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Britania e Madhe – që të gjitha kanë akses pa viza në 190 destinacione.
Në anën e kundërt të renditjes, në vendin e 106, Afganistani mbetet në vendin e fundit, me akses pa viza në vetëm 26 destinacione, dy më pak se një vit më parë. Siria është në numrin 105 (me 27 destinacione) dhe Iraku është në numrin 104 (me 31 destinacione).
Pjesa tjetër e top 10-ës dominohet nga vendet evropiane, me disa përjashtime. Australia dhe Greqia janë të barabartë në vendin e gjashtë, ndërsa Malta, Polonia dhe Kanadaja janë në vendin e shtatë.
Vendi i tetë ndahet nga Çekia dhe Hungaria, Shtetet e Bashkuara dhe Estonia janë në vendin e 9-të, dhe vendi i 10-të mbahet nga Letonia, Lituania, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga historitë më të mëdha të suksesit të indeksit në lëvizshmërinë globale, duke siguruar akses në 72 destinacione shtesë që nga viti 2015, duke e lejuar atë të ngjitet me 32 vende në vendin e 10-të me akses pa viza në 185 destinacione.
Kina është gjithashtu një vend që ka fituar shumë vende, duke u ngjitur në listë nga vendi i 94-të në 2015-ën në vendin e 60-të në 2025-ën.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










