Shqipëria
Cilat gjëra i kanë blerë më shumë qytetarët në Shqipëri këto ditë?
Ankthi i njerëzve nga pandemia nuk reflektohet askund tjetër më mirë se në supermarketet e zbrazura. Njerëzit në gjithë botën kanë boshatisur dyqanet e ushqimeve dhe sendeve të tjera për t’i bërë ballë karantinimit në ditët që pasojnë.
Jo vetëm kaq, por sherret më pasionante këtë periudhë kanë ndodhur po aty, nëpër supermarkete. Ndërkohë që në një anë të botës njerëzit ziheshin për letra higjenike, në Shqipëri konsumatorët shfaqen sjellje të tjera. Çfarë blen më shumë shqiptarët?
Nga lista me 10 produktet më të shitura këtë kohë, e përpiluar nga Monitor.al, (pas komunikimit me drejtoreshën ekzekutive të Spar Albania),vihet re se blerësit tanë kanë qëndruar te mallrat e nevojshëm, siç janë vezët, mielli, qumështi, etj.
Kjo është lista: vezë, vaj luledielli, miell, ujë sheqer, oriz, qumësht, pije energjike, sardele në konzervë dhe pastrues duarsh xhel.
Shqiptarët kanë nxitur të kenë në shtëpitë e tyre ushqime bazike, të cilat janë burim i gatimeve të tjera. Përfaqësues të rrjeteve të supermarketeve u shprehën për Monitor.al se volumi i pazareve në javën e dytë të marsit ka qenë i ngjashëm me ato që bëhen prag festave të fundvitit.
Ndryshe nga ç’kemi parë të ndodhë në vendet e tjera, raftet në supermarketet në Shqipëri janë ende plot!
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit













