Maqedonia
Cilat janë qëndrimet e partive për emrin “Ilindenska Republika Makedonija”
Partitë në Maqedoni nuk komentojnë qëndrimin e tyre për informatat nëpër media se propozimi i ri i Maqedonisë në bisedimet për çështjet e emrit është Ilindenska Republika Maqedonia, shkruan Portalb.mk.
“Nuk komentojmë spekulime”, kjo është përgjigja e shkurtër e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, në pyetjen e portalit lokal, se a është i pranueshëm për BDI-në, emri “Ilindenska Republika Makedonija”.
Nga Lëvizja BESA, ku kryetar është Afrim Gashi, thonë se presin përgjigje zyrtare, të cilën më pas do ta shqyrtojnë dhe do të deklarohen.
“Edhe pse përflitet, ne nuk kemi njoftim zyrtar se ai është emri që propozohet për të qenë emri i shtetit tonë. Sidoqoftë, nëse ky emër do të jetë edhe zyrtarisht i propozuar, ne do ta shqyrtojmë në organet e subjektit tonë dhe do të prononcohemi në kohën e duhur”, thotë për zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani.
Edhe nga Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk mund të komentojnë derisa e njëjta nuk zyrtarizohet.
“Nuk mund të komentojmë derisa nuk është zyrtare, pasi që të na informojnë zyrtarisht organet e partisë do të diskutojnë për të njëjtën dhe do të marrim qëndrim”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Nga Lëvizja BESA, ku kryetar është Bilall Kasmi, thonë se ende nuk kanë qëndrim sepse nuk kanë komunikim konkret me palët që bisedojnë, ndërkaq përkrahin zgjidhje të shpejtë të emrit me qëllim që i njëjti të mos identifikojë një etnitet apo një fe.
“Deri më tani kanë dalë shumë spekulime për shumë emra të ndryshëm. Përderisa nuk kemi një komunikim konkret nga ana e palëve që negociojnë nuk mund të japim ndonjë qëndrim zyrtar. Në parim përkrahim zgjidhje të shpejtë, por zgjidhje e cila nuk do të identifikohet vetëm për maqedonasit si etnitet apo me një përkatësi fetare. Zgjidhja e çështjes së emrit duhet në vete të ngërthejë elementet e realitetit multietnik dhe multifetar që ka shteti. Çdo zgjidhje që do të identifikojë një etnitet apo një bashkësi fetare, do të sjell ndasi edhe më të mëdha brenda shoqërisë”, thotë zëdhënësi i partisë, Abdush Demiri.
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, sot është ankuar se nuk janë të informuar me procesin e negociatave për emrin.
“Është jo-serioze të licitojmë për kësi çështje serioze. Ne kemi thënë se VMRO-DPMNE, nuk ka kurrëfarë informata rreth procesit që e udhëheq Qeveria”, deklarohet drejtori për Marrëdhenie me Publikun i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, në lidhje me atë nëse emri Ilindenska Republika Makedonija është i pranueshëm për to.
Portalb.mk, ka kërkuar qëndrim edhe nga PDSH-ja por e njëjta nuk na ka dhënë përgjigje.
Në të njëjtën linjë me partitë është edhe Qeveria – nuk komenton emrin e ri të publikuar në media. Ata thonë se për bisedimet, së shpejti, fillimisht do të informohet presidenti i shtetit, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe liderët tjerë.
Ndryshe, dje në Sofje kryeministri Zoran Zaev, pas mbarimit të takimit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, tha se “njëri prej opsioneve për emrin, që kanë diskutuar është i pranueshme për të dyja palët dhe nëse është e mundshme do të ketë zgjidhje. Tani kemi opsion që mundet të jetë e pranueshme për të dyja palët, nëse nga dy vendet pranohet”.
Pas kësaj, mediat publikuan se opsioni për të cilin ka folur Zaev, në fakt është opsioni i ri dhe bëhet fjalë për emrin e ri të propozuar – Ilindenska Republika Makedonija.
Kjo zgjidhje kompromisi duhet të marrë dritë jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve. Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev. Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për këtë zgjidhje të mundshme të dakorduar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, e as nga autoritetet e Athinës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













