Lajme
Cilat kompani ajrore kanë vonesa në fluturime?
Një renditje nga portali konsumator Flightright ka treguar se cilat nga kompanitë ajrore kanë probleme me respektimin e orarit këtë verë.
Kompania ka kontrolluar linjat ajrore me nisje në mbarë Evropën dhe bazuar në shifrat e gjysmës së parë të 2023, ka krijuar një renditje të linjave ajrore me vonesat më të gjata dhe anulimet më të mëdha, shkruan 20minuten.
Në Swiss, 32.99% e fluturimeve janë me vonesë
Lista e Flightright:
British Airways: 3.3% e fluturimeve anulohen, 36.6 % janë me vonesë.
Lufthansa CityLine: 2.6 % e fluturimeve anulohen, 19.9 % janë me vonesë.
Eurowings: 2.5 % e fluturimeve anulohen, 2.6 % me vonesë.
KLM Cityhopper: 2.4 % e fluturimeve anulohen, 16.3 % janë me vonesë.
Lufthansa: 2 % e fluturimeve anulohen, 28.9 % e fluturimeve janë me vonesë.
Zvicra renditet e 15-ta, 32,99 % e të gjitha fluturimeve janë me vonesë, 0,83 % janë anuluar.
Turkish Airlines është lider kur bëhet fjalë për vonesat, me një total prej 38.31 % të fluturimeve të vonuara, por shkalla më e ulët e anulimeve do të thotë se linja ajrore “vetëm” renditet e 10-ta në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026










