Uncategorized
Cilat komuna i fituan partitë politike në Maqedoni
Komisioni Shtetëror në Maqedoni ka shpallur preliminare të raundit të dytë në Maqedoni.
LSDM sipas rezultateve pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, do të udhëheq në Shkup dhe 56 komuna, BDI në 10, VMRO-DPMNE në pesë, Aleanca për Shqiptarët në tre, BESA, PDSH dhe PDT në nga një komunë, ndërsa kandidatët e propozuar prej grupeve të votuesve në tre komuna, përcjell albinfo.ch.
Përveç në kryeqytetin maqedonas, LSDM dhe koalicioni në raundin e parë të zgjedhjeve më 15 tetor, fituan në 37 komuna: Qendër, Gjorçe Petrov, Karposh, Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Debarcë, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Lozovë, Mavrovë Rostushe, Negotinë, Novosellë, Ohër, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Shën Nikollë dhe Strumicë, shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë.
Ndërkohë, në raundin e dytë të zgjedhjeve LSDM fitoi edhe në 19 komuna: Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Vinicë, Gradsko, Demir Kapi, Jagunovc, Karbinc, Makedonski Brod, Makedonska Kamenicë, Mogillë, Novaci, Probishtip, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Çeshinovë Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizare, përcjell albinfo.ch.
BDI në raundin e parë zgjedhor fitoi mandate për kryetarë komunash në Kërçovë dhe në Pllasnicë, ndërsa në raundin e dytë edhe në Çair, Tetovë, Saraj, Dibër, Dollnen, Likovë, Tearcë dhe Strugë. Aleanca për Shqiptarët i fitoi gjithsej tre mandate për kryetarë komunash, të gjitha në raundin e dytë dhe do t’i drejtojë komunat Bogovinë, Vrapçisht dhe Gostivar.
BESA fitoi në Zhelinë, PDSH në Studeniçan, Partia Demokratike e Turqve në Qendrën e Zhupës, ndërsa kandidatët të cilët u propozuan nga një grup votuesish do t’i udhëheqin komunat Rankovc, Çuçer Sandevë dhe Bërvenicë. VMRO-DPMNE në raundin e parë fitoi në Ilinden, Petrovec dhe Sopishte, ndërsa në të dytin në Zërnovc dhe Kavadar.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












