Lajme
Cilat shtete lidh tuneli më i gjatë nënujor në botë?
Në thellësinë 40 metra në Detin Baltik, tuneli më i gjatë në botë do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë, duke shkurtuar shumë kohën e udhëtimit midis dy vendeve kur të hapet në vitin 2029.
Pas më shumë se një dekade planifikimi, në vitin 2020 nisi ndërtimi i tunelin Fehmarnbelt dhe që në muajt e parë një port i përkohshëm përfundoi së ndërtuari në anën daneze.
Ai do të presë fabrikën që së shpejti do të ndërtojë 89 seksionet masive të betonit që do të përbëjnë tunelin.
“Parashikimi është që linja e parë e prodhimit të jetë gati në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Henrik Vincentsen, CEO i Femern A/S, kompania shtetërore daneze përgjegjëse për projektin. “Deri në fillim të vitit 2024 ne duhet të jemi gati për të zhytur elementin e parë të tunelit”.
Tuneli, i cili do të jetë 18 kilometra i gjatë, është një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në Evropë, me një buxhet ndërtimi prej mbi 7 miliardë eurosh.
Për krahasim, tuneli i Kanalit 50 kilometra, që lidh Anglinë dhe Francën, i përfunduar në 1993, kushtoi 13.6 milionë dollarë, ekuivalenti i 12 miliardë në paratë e sotme. Edhe pse më i gjatë se tuneli Fehmarnbelt, Tuneli i Kanalit u krijua duke përdorur trapanë, në vend që të zhyste seksionet e tunelit të para-ndërtuara.
Ai do të ndërtohet përgjatë Brezit Fehmarn, një ngushticë midis ishullit gjerman të Fehmarn dhe ishullit danez të Lolland, dhe është projektuar si një alternativë ndaj shërbimit aktual të trageteve nga Rødby dhe Puttgarden, i cili transporton miliona pasagjerë çdo vit. Aty ku kalimi tani zgjat 45 minuta me traget, do të duhen vetëm shtatë minuta me tren dhe 10 minuta me makinë./CNN
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












