Lajme
Cilat teste e detektojnë variantin ‘Omicron’?
A duhet që njerëzit kur bëjnë teste të tilla të marrin strisho edhe nga fyti dhe jo vetëm nga hunda?
Varianti Omicron i koronavirusit, që është më i transmetueshëm, ka bërë që shumë njerëz, përmes testeve të shpejta antigjen, të testohen në shtëpi për të kuptuar nëse janë infektuar me COVID-19.
Tash për tash, udhëzimet për këtë çështje dallojnë nga shteti në shtet.
Disa shkencëtarë kanë thënë se njerëzit mund ta transmetojnë Omicronin kur ky variant ka infektuar fytin dhe pështymën e tyre, përpara se virusi të arrijë në hundën e tyre, prandaj marrja e strishove përmes hundës në fillim të infeksionit nuk do ta detektojë atë, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Një studim i kryer së fundmi në Shtetet e Bashkuara e mbështet këtë qëndrim. Testet PCR të kryera në 29 persona të infektuar me Omicron gjetën se duhen mesatarisht tre ditë para se strishot e marra prej hundës të dilnin pozitiv në testet antigjen.
Në përgjithësi, testet e shpejta kanë ndjeshmëri më të ulët sesa testet PCR, të dhënat e të cilave përpunohen në laboratorë. Kjo nënkupton se testet e shpejta mund të nxjerrin më shpesh rezultatet të gabuara. Por, nëse një person del pozitiv, gjasat janë shumë të larta që ai është prekur nga COVID-19, duke i bërë testet antigjen si një mjet të fuqishëm në luftën kundër pandemisë, pasi kërkesa për teste PCR për shkak të Omicronit, po mbingarkon laboratorët.
Si pasojë e studimeve të fundit, disa ekspertë në SHBA tani kanë filluar që të rekomandojnë që njerëzit që përdorin testet antigjen të marrin strisho fillimisht nga fyti dhe më pas nga hunda.
Të gjitha llojet e testeve antigjen që kanë marrë miratimin për përdorim emergjent nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna përdorin strishot e marra nga hunda. Ky institucion ka shprehur shqetësime lidhur me bërjen e testeve në shtëpi duke marrë strisho nga fyti, duke argumentuar se përdoruesit e këtyre testeve duhet të ndjekin instruksionet e prodhuesve të testeve antigjen.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











