Lajme
Cilat vende europiane janë lexuesit më të mëdhenj?
Së fundmi, BE-ja gjurmoi se sa shpenzojnë europianët për letërsinë. Në vitin 2021, mesatarisht, një qytetar i BE-së shpenzoi rreth 1.1% të të ardhurave në gazeta, libra dhe artikuj kancelarie, përcjell albinfo.ch.
Por cili është vendi i BE-së që shpenzon më shumë për libra? Është Sllovakia, dhe me diferencë. Sllovakët shpenzojnë mesatarisht 1.9% të të ardhurave vjetore për gazeta, libra apo artikuj kancelarie. Sllovakia mbetet në krye të klasifikimit në pesë vitet e fundit dhe në të vërtetë ka rënë lehtë nga një nivel i lartë prej 2.1%.Duke zbritur nga 1.9% në 1.2%, vendet europiane që kanë shpenzuar më shumë për libra janë Kroacia, Gjermania, Estonia, Letonia dhe Islanda.
Cili vend renditet i fundit? Në pozicionin e palakmueshëm, vendi me shpenzimet më të ulëta për frymë për letërsinë, është Qiproja, me vetëm 0.4%. Megjithatë, Greqia, Rumania, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia, nuk janë shumë larg, pasi të gjitha shpenzuan 0.5% në vitin 2021. Humbësi i vërtetë në listë nuk ka paraqitur as shifra në BE, që nga viti 2019. Maqedonia e Veriut i deklaroi shpenzimet e saj për herë të fundit, tre vite më parë. Në atë kohë, vlera ishte mjerisht vetëm 0.1% e të ardhurave për frymë.


Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe













