Lajme
Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?
Pagat minimale në BE, diferencat e mëdha midis Lindjes dhe Perëndimit
Miliona punëtorë në Bashkimin Evropian vazhdojnë të fitojnë paga minimale, një masë që ka për qëllim të sigurojë një standard bazë jetese. Megjithatë, shpesh këto paga nuk kanë ndjekur ritmin e inflacionit, duke ulur fuqinë blerëse të punëtorëve, transmeton albinfo.ch.
Sipas një analize e bazuar në të dhënat e Eurostat nga korriku i vitit 2025, paga minimale mujore para taksave në BE ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend. Bullgaria është në fund të listës me vetëm 551 euro, ndërsa Luksemburgu kryeson me 2,704 euro.
Kur përfshihen edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE, mes të cilave edhe Shqipëria, paga minimale më e ulët rezulton të jetë ajo e Ukrainës, vetëm 164 euro.
Pesë vende të BE-së : Italia, Danimarka, Suedia, Austria dhe Finlanda, nuk kanë përcaktuar një pagë minimale kombëtare.
Klasifikimi i pagave minimale në Evropë
Eurostat i ka ndarë vendet evropiane në tre grupe bazuar në nivelet e pagave minimale, ndërsa Euronews ka shtuar një katër grupin e vendeve me paga shumë të ulëta, duke përfshirë vendet kandidate për në BE.
• Grupi i lartë (mbi 1,500 euro): Përveç Francës me 1,802 euro, vendet kryesore paguajnë mbi 2,000 euro në pagë minimale, si Luksemburgu (2,704 euro), Irlanda (2,282 euro), Holanda (2,246 euro), Gjermania (2,161 euro) dhe Belgjika (2,112 euro).
• Grupi i mesëm (1,000-1,500 euro): Përfshin disa vende me paga minimale pak mbi 1,000 euro.
• Grupi i ulët (600-999 euro): Përbëhet nga vende me paga më të ulëta.
• Grupi shumë i ulët (nën 600 euro): Përfshin kryesisht vendet kandidate si Maqedonia e Veriut (584 euro), Turqia (558 euro), Bullgaria (551 euro), Shqipëria (408 euro), Moldavia (285 euro) dhe Ukraina (164 euro).
Ndarja Lindje-Perëndim në pagat minimale
Harta e pagave minimale tregon një ndarje të qartë gjeografike mes Evropës Perëndimore dhe Lindore. Vendet me paga minimale të larta janë kryesisht në Evropën Perëndimore dhe Veriore, ndërsa vendet me paga më të ulëta dhe shumë të ulëta gjenden në Evropën Lindore, Ballkan dhe vendet kandidate për në BE.
Ky dallim reflekton edhe hendekun ekonomik midis rajoneve dhe sfidat që kanë përpara vendet e Evropës Lindore për të arritur nivelet e jetesës të Evropës Perëndimore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













