Shqipëria
Cilët kryeministra të Shqipërisë kanë mbajtur dy poste
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi që nuk dekretoi ministrin Genc Cakajn në Ministrinë e Jashtme vendosi që të njëjtën pozitë të dekretoj Kryeministrin e tanishëm të Shqipërisë, Edi Ramën.
Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Alfred Peza ka numëruar të gjithë kryeministrat e Shqipërisë që kanë pasur dy poste.
“Nga Ismail beu te Rama, Kryeministrat- ministra të Jashtëm. Pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi Edi Ramën edhe si ministër i Jashtëm, kjo është lista e Kryeministrave të Shqipërisë që i kanë mbajtur këto dy poste, njëherësh:
– Ismail Qemali
– Turhan Pashë Përmeti
– Iljaz Vrioni
– Pandeli Evangjeli (dy herë)
– Ibrahim Biçakçiu
– Enver Hoxha
– Edi Rama”, ka shkruar Peza.
Genc Cakaj ditëve të fundit ka qenë emër shumë i përfolur pasi që i njëjti është propozuar nga Edi Rama për ministër, ndërsa Presidenti Meta kishte vendosur që mos ta dekretoj për shkak të bindjeve të tij politike për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Genc Cakaj është nga Kosova.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











