Lajme
Cili është aspekti më shqetësues i variantit ‘Omicron’?
Përhapja e shpejtë e variantit Omicron ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në mbarë. Rastet me variantin e ri të Covid-19 vazhdojnë të rriten dhe virologët kanë paralajmëruar për aftësinë më të madhe të transmetimit të tij.
Epidemiologu më i njohur në Gjermani, Christian Drosten, ka kërkuar nga qeveria e tij që të veprojë me vendosmëri, duke theksuar se shpejtësia e përhapjes së sëmundjes “është dukshëm më e madhe se sa ishim mësuar me variantin Delta”.
Virologu vë në dukje se është ende herët për të vlerësuar me saktësi të dhënat që tregojnë se ky variant i ri i koronavirusit mund të kalohet më lehtë dhe thekson rëndësinë e njohjes së ndikimit të tij real midis njerëzve që nuk janë infektuar më parë dhe atyre që nuk janë vaksinuar.
Në këtë kuptim, ai tregon se të dhënat nga situata në Afrikën e Jugut janë shqetësuese: “Informacioni për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut më shqetëson gjithnjë e më shumë. Ajo që po shihet është se fëmijët më të vegjël po shtrohen gjithmonë e më shumë në spital, në gjendje të rëndë”, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Një situatë e tillë, në një vend si Afrika e Jugut, ku praktikisht e gjithë popullata është prekur nga virusi ose është vaksinuar, mund të shërbejë si një paralajmërim për atë që mund të ndodhë në vende të tjera të botës: “Rasti i Afrikës së Jugut mund të transferohet kudo dhe ekziston frika se ata që nuk janë vaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen, mund ta kalojnë më rëndë variantin e ri”.
Eksperti gjerman thekson se vaksinat mbeten mjeti më i mirë për të luftuar pandeminë, veçanërisht përballë një varianti të tillë kaq ngjitës: “Kushdo që mundet, duhet të marrë një dozë përforcuese menjëherë”.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













