Shkurt.ch
Cili është brendi më i vlerësuar në botë?
Sipas edicionit të fundit të renditjes "Global RepTrak 100" për vitin 2017 e "Reputation Institute" (RI), është "Rolex" nga Zvicra. "Këtë vit në top 10 vijnë kompanitë nga sektorë të ndryshëm: reputacioni është i lartë dhe kompanitë investojnë në mënyrë të konsiderueshme në të, për shkak se liderët e njohin ndikimin e tij në prezantimin e biznesit të tyre", shton Michel Tesori-Tec, përcjell albinfo.ch.
Nga perspektiva e tendencave në vitin 2017 është një rritje prej markave të trashëguara luksoze, si “Rolex” dhe “Rolls-Royce”, dhe produkteve të konsumit që janë shtatë nga dhjetë vendet e para në sondazhin e këtij viti.
“LEGO Group” ngjitet 4 vende më lart, deri në vendin e dytë, ndërsa “Adidas” ka arritur të hyjë në top 10.
Në sektorin e teknologjisë “Intel” është kthyer në top 10 (në vendin e 8-të) në vitin 2017, pasi vitin e kaluar është larguar nga kompanitë kryesore. Ndërkohë “Google” (vendi i 5-të) bie dy pozita më poshtë, “Microsoft” nga 10 kalon në pozitën e 11-të dhe “Apple” vjen nga 10 në vendin e 20-të, për shkak të një rënieje prej 17 pikësh të rezultatit. “Samsung” ka shënuar rënie më të rëndësishme – 4 pikë, dhe tashmë zë pozitën e 70-të në krahasim me të 17-tën në vitin 2016.
Ndër prodhuesit e makinave, si “BMW Group” (vendi i 12-të) dhe “Daimler” (vendi i 27-të), kanë rënë nga top 10 dhe “Toyota”, “Honda”, “Ford” dhe “GM” shkojnë pak përpara në renditje. Ndërkohë “Volkswagen”, e cila vazhdon të përballet me pasojat e skandalit, përsëri gjendet në 100 e më lart.
Sistemi “RepTrak” i “RI” mat perceptimin publik të kompanive në botë në shtatë kritere: produktet dhe shërbimet, risi, punë, menaxhim dhe performancë.
http://www.prweb.com/releases/2017/03/prweb14104502.htm
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











