Lajme
Cili është fshati italian ku nuk flitet italisht
I mbiquajtur “Provence e Vogël” e Italisë, Sancto Lucio de Coumboscuro është një fshat i izoluar në pothuajse çdo kuptim.
I ndodhur pranë kufirit midis rajonit të Piemontes të Italisë dhe Francës, vizitorët duhet të fluturojnë për në Torino dhe të marrin një tren dhe më pas një autobus, për të shkuar në fshat, shkruan CNN.
Ata që udhëtojnë drejt këtij fshati, do të pyesnin nëse janë në vendin e duhur, veçanërisht kur vendasit u thonë mirëupafshim me “arveire” dhe jo me “arrivederci”.
Gjuha zyrtare e Coumboscuro është provansale, një dialekt i lashtë mesjetar neolatine i oksitanishtes, gjuha e folur në gjithë rajonin Occitania të Francës.
Vetëm rreth 30 e më shumë njerëz jetojnë në fshat dhe jeta nuk është aspak e lehtë për vendasit. Coumboscuro përbëhet kryesisht nga familje barinjsh, të cilët shpesh i gjejnë kopetë e tyre nën sulmin e ujqërve që enden këtu.
Energjia elektrike shpesh mungon për javë të tëra gjatë dimrit, ndërsa lidhja me internet këtu është minimale.
Por livadhet e qeta malore të fshatit dhe fushat e ndezura të livandës ngjyrë vjollce janë ideale për vizitorët që kërkojnë një vendstrehim pa priza, siç janë pamjet befasuese nga majat e tij alpine, të cilat shtrihen në Cote d’Azur.
“Ne nuk kemi televizor. Nuk të mungon ajo që nuk keni pasur kurrë në fillim. Kur ka ndërprerje të energjisë elektrike për 15 ditë rresht, nuk ka arsye për panik: ne thërrasim gjyshërit tanë, ”llambat e vjetra të naftës”, thotë për CNN banorja vendase, Agnes Garrone, 25 vjeçe.
“Jam mësuar të zgjohem në agim për të kullotur delet. Punoj 365 ditë në vit, zero pushime. Nuk njoh Krishtlindje dhe Vitin e Ri, sepse edhe gjatë festave, kopetë e mia kanë nevojë për të ngrënë dhe për t’u kujdesur.
“Është një jetë sakrifice, por është shumë shpërblyese kur sheh lindjen e një qengji”.
Garrone drejton La Meiro di Choco, një fermë e vjetër që ndodh të jetë e vetmja bujtinë në Coumboscuro.
Ata që rezervojnë shkojnë në shtrat në kasolle tradicionale prej druri, provojnë prodhime të freskëta nga pemët dhe kanë mundësinë të blejnë leshin premium të një deleje indigjene italiane të quajtur Sambucana, e njohur gjithashtu si Demontina.
Ndërsa shumë nga banorët më të rinj të fshatit ikën në kërkim të një të ardhmeje më të ndritur diku tjetër shumë vite më parë, Garrone dhe vëllezërit e saj vendosën të qëndronin dhe të punonin në tokën e të parëve të tyre.
Nëna e tyre rrit kanabis dhe barishte të tjera për qëllime mjekësore, dhe bën shurupe nga gjethet dhe luleradhiqe.
“Vizitorët janë të mirëpritur të vijnë të qëndrojnë me ne, ne kemi nevojë për njerëz që të zbulojnë botën tonë, ne nuk duam të harrojmë dhe kemi kaq shumë trashëgimi për të ndarë”, thotë Garrone.
25-vjeçarja e konsideron gjuhën provansale, e cila shpesh karakterizohet si një përzierje midis frëngjishtes dhe italishtes, si gjuhën e saj amtare dhe jo italishten./CNN
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë Studimi analizoi 100 qytete në mbarë botën për të gjetur se ku njerëzit kanë mundësitë më... -
Ministri zviceran i mbrojtjes: Vazhdimi i misionit në Kosovë, i domosdoshëm -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
Zvicra vendos aeroplanë më të mëdhenj për të tejkaluar grevën në Lufthansa -
Anketa: Zvicra kundër shkurtimeve të mëtejshme fondeve të ndihmës për zhvillim












