Lajme
Cili është ndryshimi midis qëndrimit të përhershëm dhe shtetësisë zvicerane?
Ndryshe nga lejet si L ose B, të cilat rregullohen nga kushte dhe kufizime të ndryshme - ata që kanë një leje C gëzojnë pothuajse të njëjtat të drejta si qytetarët zviceranë
Leja C, e drejta e qëndrimit të përhershëm, u jep të drejta gjithëpërfshirëse mbajtësve të saj.
Por a është ajo aq e mirë sa një pasaportë zvicerane?
Cila është leja e qëndrimit të përhershëm dhe kush mund ta gëzojë atë?
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), qytetarëve të 16 vendeve të BE dhe shtetasve të EFTA “u jepet leja e qëndrimit në përputhje me traktatet ose marrëveshjet reciproke pas pesë vjet qëndrimi të rregullt dhe të pandërprerë në Zvicër”, shkruan the local.ch, përcjell albinfo.ch
SEM shton se Qiproja, Malta, vendet anëtare të BE-8, Rumania, Bullgaria dhe Kroacia, janë të përjashtuara, pasi me to nuk ekzistojnë traktate të tilla. Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që janë bërë banorë të përhershëm para Brexit, mund të mbajnë lejet e tyre C për një kohë të pacaktuar.
Të huajt nga ‘vendet e treta’ mund të aplikojnë për qëndrim të përhershëm pas dhjetë vjetësh që jetojnë vazhdimisht në Zvicër nën lejen B ose L.
Cilat të drejta jep leja C?
Ndryshe nga lejet e tipit “më të ulët” – të tilla si L për ‘banorët afatshkurtër’ dhe B për ‘shtetasit e huaj rezidentë’ – të cilat rregullohen nga kushte dhe kufizime të ndryshme – ata që kanë një leje C gëzojnë pothuajse të njëjtat të drejta si qytetarët zviceranë.
Midis tyre janë qasja e pakufizuar në punësim, të qenit në gjendje të ndryshoni vendet e punës ose kantonet e vendbanimit, krijimi i bizneseve, blerja e pasurive të patundshme pa asnjë kufizim dhe qasja në grante arsimore.
Pra, a është një leje C ekuivalente me shtetësinë zvicerane?
Shumë njerëz mendojnë kështu, gjë që mund të shpjegohet pse vetëm një përqindje e vogël e banorëve të huaj të përhershëm natyralizohen – pak më shumë se dy për qind, sipas hulumtimit nga Universiteti i Neuchâtelit.
Por leja C ka disa kufizime. Për shembull, leja është e vlefshme për një kohë të pacaktuar, për sa kohë që mbajtësi i saj nuk largohet përgjithmonë nga Zvicra.
Por çfarë ndodh nëse vendosni të ktheheni në vendin tuaj të lindjes?
Me një pasaportë zvicerane ju keni të drejtë të ktheheni në çdo kohë. Por nëse largoheni nga vendi për më shumë se gjashtë muaj si mbajtës i lejes C, do të humbni statusin tuaj të qëndrimit të përhershëm. Nëse përfundimisht ktheheni, do t’ju duhet të kaloni nëpër të gjitha hapat që kërkon kohë për të ri-aplikuar për një leje të re. Sidoqoftë, ka mënyra për ta shmangur këtë. Leja C mund të mbahet e vlefshme deri në katër vjet nëse largoheni nga Zvicra për arsye profesionale ose për të vazhduar shkollimin.
Në raste të tilla, ju mund ta vendosni lejen tuaj në pritje derisa të ktheheni. Për ta bërë këtë, duhet të paraqisni një kërkesë për një pezullim të përkohshëm të lejes autoriteteve tuaja të kantonit të paktën 30 ditë para datës tuaj të nisjes. Ndoshta pengesa më e madhe për të pasur statusin e qëndrimit të përhershëm sesa shtetësinë e plotë, është se nuk keni të drejtë vote – megjithëse disa kantone dhe komuna zvicerane i lejojnë të huajt ta bëjnë këtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?















