Fun
Cili është njeriu më i pasur në planet?
Bashkëthemeluesi i "Microsoft", Bill Gates, sërish është në krye të listës së miliarderëve më të pasur në botë, sipas revistës "Forbes", përcjell albinfo.ch.
Gates kryeson listën me një pasuri të vlerësuar prej 86 miliardë dollarësh, i ndjekur nga kreu i “Berkshire Hathaway”, Warren Buffett, me një pasuri të vlerësuar prej 75.6 miliardë dollarësh.
Lista e njerëzve më të pasur në botë dominohet nga amerikanët, shumë prej të cilëve punojnë në industrinë e teknologjisë, duke përfshirë themeluesin e “Amazon”, Jeff Bezos, që ka pozitën e tretë, themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, në vendin e pestë dhe bashkëthemeluesi i “Oracle”, Larry Ellison, i cili është i shtati.
“Numri i miliarderëve në botë u rrit me 13 për qind vitin e kaluar, në 2,043 njerëz, rritjen më të lartë vjetore në 31 vjetët e fundit, kur revista filloi ta hartojë këtë listë”, tha “Forbes”.
Thuhet se miliarderët më të shumtë janë në SHBA, 565, si rezultat i rritjes së vlerës së bursës së SHBA-së pas fitores së Trump-it në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit 2016, Kina është e dyta me 319 miliarderë, ndërsa Gjermania është në vendin e tretë, me114.
Vetë Trump, megjithatë ra me 220 vende në listë dhe tani zë vendin e 544-t me një pasuri të vlerësuar prej 3.5 miliardë dollarësh.
“Dyzet për qind e pasurisë së Donald Trump ka të bëjë me “Trump Tower”, tetë ndërtesa brenda një milje përreth ndërtesës”, thotë “Forbes”.
Ndër të tjera në 10 vendet e më të pasurve në listë është edhe Amancio Ortega, pronari i veshjeve spanjolle zinxhirë “Zara”, e cila është e katërta, e ndjekur nga manjati meksikan i telekomit, Carlos Slim, në vendin e gjashtë, vëllezërit Koch, Charles dhe David, janë në vendin e tetë dhe të nëntë dhe i dhjeti është një ish-kryebashkiak i Nju-Jorkut dhe themelues i “Bloomberg”, Michael Bloomberg.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












