Fotolajmi
Cili është vendi më paqësor në botë?
Vendi më i qetë në botë është Islanda, në bazë të analizës së “Indeksit Botëror të Paqes”+ (Index World Peace).
Pas Islandës vjen Zelanda e Re, Portugalia, Austria, Danimarka dhe Republika Çeke. Sllovenia është në vendin e shtatë, në vendin e tetë Kanadaja, ndërsa Zvicra vjen në pozicionin e nëntë dhe Japonia e Irlanda në vendin e dhjetë.
Në vendin e fundit është Siria, e paraprirë nga Afganistani, Iraku, Sudanin Jugor dhe Jemeni.
Maqedonia është e 102-ta, e fundit nga vendet e rajonit. Vendi ka lëvizur për shtatë vende në krahasim me raportin e vitit të kaluar.
Në rajon vendi më paqësor është Sllovenia, ndërsa në rang botëror është në vendin e shtatë, e 31-ta është Kroacia, e 28-ta Bullgaria, e 56-ta Serbia, e 57-ta Shqipëria, e 67-ta Mali i Zi, e 84-ta BH-ja.
Islanda është vendi i pari që nga viti 2008. Klasifikimi është bërë nga 163 vende, ku jetojnë 99.7 për qind e popullsisë së botës.
Gjithsej 93 vende kanë përmirësuar pozitat në Indeksin e Paqes për vitin e kaluar, derisa 68 prej tyre kanë përkeqësuar pozicionin e tyre.
Stabiliteti politik në Shtetet e Bashkuara ka rënë me 11 vende, pas fushatës presidenciale të Donald Trump-it.
Austria, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Belgjika janë përkeqësuar, për shkak të forcimit të partive populiste, por mbeten ndër më të lartat.
“Index World Peace” është përgatitur nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe në bazë të 23 treguesve, përfshirë rastet e lidhura me dhunën, nivelin e militarizimit, importit të armëve, numri i refugjatëve dhe numri i të vrarëve në konfliktet e brendshme.
Analiza tregon se përmbysjet politike në Shtetet e Bashkuara kanë krijuar paqëndrueshmëri serioze në Amerikën e Veriut në vitin 2016 dhe Lindja e Mesme pas valës së dhunës. Rivaliteti mes Arabisë Saudite dhe Iranit është përkeqësuar, gjendja në Lindjen e Mesme tashmë është e paqëndrueshme për shkak të luftës civile në Siri.
Tri vendet e këtij rajoni si më jostabile janë Siria, Iraku dhe Jemeni.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta Rinovimi i abonimit “Half Fare Plus” përpara skadimit mund t’u shkaktojë probleme përdoruesve, duke krijuar situata... -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri













