Bota
Cili shtet ka vdekshmërinë më të lartë në BE, dhe cili më të ultën
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me përjashtim të Danimarkës, Francës, Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku shkaku kryesor i vdekjes është kanceri
Bullgaria u rendit sërish si vendi me shkallën më të lartë të vdekshmërisë në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas Zyrës së Statistikave Evropiane.
Sipas të dhënave të vitit 2015, shkalla e vdekshmërisë në Bullgari ishte 1660 vdekje në 100 000 persona, ndërsa në BE, mesatarja ishte 1036 vdekje në 100,000 persona.
Pas Bullgarisë vjen Rumania me 1530 vdekje në 100,000 persona; Hungaria me 1500 vdekje; Lituania me 1490 vdekje; Letonia me 1489 vdekje, Kroacia me 1430 vdekje dhe Sllovakia me 1390 vdekje në 100,000 persona, përcjell albinfo.ch.
Ndër shtetet me nivelin më të ulët të vdekshmërisë renditen Franca me një normë vdekjeje prej 859 në 100,000 persona, Spanja (873), Italia (901), Suedia (927) dhe Luksemburgu (930).
Shkaqet kryesore të vdekjes si në BE ashtu edhe në Bullgari janë sëmundjet kardiovaskulare dhe ato onkologjike.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me përjashtim të Danimarkës, Francës, Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku shkaku kryesor i vdekjes është kanceri.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











