Lajme
Cili shtet po ndërton detin më të madh artificial në Europë?
Liqeni artificial? Jo! Ky shtet ka ndërtuar detin artificial më të madh në Europë
Një mega-projekt që ka kërkuar më shumë se 15 km2 rërë dhe 25 km2 ujë, është cilësuar si deti më i madh artificial në kontinentin europian. Do të jetë vetëm gjysmë ore larg kryeqytetit spanjoll, Madridit, në komunën Alovera.
I gjithë kompleksi i plazhit do të ketë një sipërfaqe prej 105,000 m2 dhe do të ketë një lagunë të madhe, si dhe një zonë përreth me rërë.
Plazhi më i madh i krijuar nga njeriu në Evropë do të hapet vitin e ardhshëm.
Pavarësisht se është mbi 300 kilometra larg detit, Madridi së shpejti do të ketë një plazh të ri gjigant.
Kur një udhëtim në plazh për pak diell, det dhe rërë ju lind në zemër, jo të gjithë e kanë luksin ta shijojnë pranë vendit ku jetojnë. Për shembull, banorët e Madridit ndodhen mbi 300 kilometra larg bregut, që do të thotë se madrilenëve u duhet gati 1 orë udhëtim me trena me shpejtësi të lartë për të arritur në një nga plazhet mesdhetare të Valencias.
Por, nga viti i ardhshëm gjithçka do të ndryshojë. Plazhi më i madh i krijuar nga njeriu në Evropë është vendosur të hapet vetëm 40 minuta me makinë nga Madridi, në Alovera, një qytet në provincën Guadalajara.
Pra, sa i madh është ky plazh? Epo, pjesa e rërës do të mbulojë një sipërfaqe të madhe 15,000 metra katrorë, ndërsa ‘pishina’ shoqëruese (edhe pse në të vërtetë është më shumë si një lagunë) është mbi 25,000 metra katrorë në sipërfaqe dhe dy metra e gjysmë e thellë.
Atraksioni do të quhet Alovera Beach.
Por, ndërtimi i këtij oazi gjigant prej plastike, rëre dhe uji të ëmbël nuk ka ardhur pa kritika. Në një vend si Spanja që njihet për brigjet e saj të kaltra, kritikët e këtij plazhi artificial kanë qenë të shumtë.
Ka pasur shumë kritika në lidhje me shpenzimin e kotë të ujit dhe koston e përgjithshme, e cila vlerësohet të shkojë mbi 15 milionë euro. Vetë zhvilluesit e Alovera-s e kanë pranuar se, në fakt, ky projekt nuk do të jetë edhe aq jomiqësor për ambientin. Faqja e tyre e internetit thotë se konsumi i ujit në këtë atraksion do të jetë i ngjashëm me sasinë që do të shpenzonin 80 shtëpi në një vit.
Sidoqoftë, kur të hapet dikur në vitin 2023, Alovera pritet të ketë një tarifë hyrjeje prej 10 € dhe që tani plazhi artificial ka mbledhur admiruesit e tij./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












