Shkurt.ch
Cili vend ka transportin më të lirë publik?
Autorët thonë se studimi i tyre ka disa kufizime, ngase mbulon vetëm 51 vende, ndërsa indeksi i çmimeve mbulon të gjitha llojet e trafikut: autobusë, trena dhe aeroplanë
Çmimet e trafikut publik janë më të shtrenjta në Zvicër, Austri dhe Belgjikë, sipas një studimi nga kompania për hulumtime “GoEuro”. Ndërsa transportin publik më të lirë e kanë në Afrikën e Jugut, Shqipëri dhe Malajzi, ndërsa në vendin e katërt dhe të pestë vijnë Tajlanda dhe Ukraina.
Siç shihet nga disa segmente të trafikut, Danimarka ka trenat më të shtrenjtë, kur çmimi i një bilete mesatare është 30.4 € për 100 kilometra rrugë, e ndjekur nga Zvicra dhe Austria me 29.1 dhe 24,4 €.
Pasagjerët në Belgjikë paguajnë 17 € mesatarisht për 100 kilometra.
Biletat e autobusit janë më të shtrenjta në Holandë, Austri dhe Norvegji, ku shuma mesatare (100 kilometra) është 21.7 €, 17.8 dhe 16.4 € . Më shtrenjt është në Zvicër dhe në Australi.
Belgjika figuron e gjashta me një çmim mesatar prej 11.8 eurosh të biletave, ndërsa vjen Egjipti. Pas Egjiptit, bileta e autobusit për 100 kilometra rrugë kushton më së liri prej 1,4 € në Ukrainë, Tajlandë, Shqipëri dhe Afrikë të Jugut.
Autorët e studimit, megjithatë, thonë se hulumtimi i tyre ka disa kufizime, ngase mbulon vetëm 51 vende, ndërsa indeksi i çmimeve mbulon të gjitha llojet e trafikut: autobusë, trena dhe aeroplanë.
Së fundi, ky studim nuk merr parasysh fuqinë blerëse të njerëzve dhe cilësinë e trafikut.
Vendet që kanë çmime më të larta të biletave në transportin e udhëtarëve ndoshta kanë edhe cilësinë më të mirë të shërbimit, kanë përfunduar autorët e këtij hulumtimi.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











