Lajme
Çitaku: Asnjë shtet nuk u jep azil kosovarëve
Askush më nuk po iu ofron azil shtetasve të Kosovës, dhe duke marrë një rrugë të tillë, ata vetëm dëmtojnë buxhetin e tyre dhe rrezikojnë jetën e tyre
“Kosova po i vuan pasojat e problemeve të shteteve fqinje në rastin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian”. Kështu është shprehur për Zërin e Amerikës, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e cila aktualisht po qëndron në një vizitë në SHBA.
“Kosova si pasojë i është nënshtruar një procesi shumë më rigoroz, një udhërrëfyesi shumë më kërkues. Përderisa vendet e rajonit kanë pasur rreth 50 kritere për t’i përmbushur, Kosovës i janë dhënë 101 kritere për t’i përmbushur në mënyrë që qytetarët tanë të mund të udhëtojnë pa viza”, ka deklaruar Çitaku.
Çitaku ka bërë me dije se një mision vlerësues i Komisionit Evropian do të vijë në Prishtinë javën e ardhshme, ndërkaq shprehet se të gjeturat e raportit që ky mision do ta përpilojë do të jenë pozitive.
“Migrimi ilegal nuk është shkaku por është pasoja e gjendjes jo të mirë në të cilën jetojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ministrja më tutje.
“E vërteta është se askush më nuk po iu ofron azil shtetasve të Kosovës, dhe duke marrë një rrugë të tillë, ata vetëm dëmtojnë buxhetin e tyre dhe rrezikojnë jetën e tyre dhe në mënyrë indirekte ndikojnë edhe në zvaritjen e procesit të liberalizimit të vizave”, ka thënë Çitaku.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm











