Lajme
Çitaku: Azili nuk është zgjidhje në rrugën drejt integrimeve evropiane
Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku theksoi se qytetarët e Kosovës nuk duhet të kërkojnë azil ngase BE-ja nuk i do ata si barrë
Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku, pas një takimi me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, theksoi se azil-kërkimi nuk është më zgjidhje në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Ministrja theksoi se qytetarët e Kosovës nuk duhet të kërkojnë azil pasi që, sipas saj, BE-ja nuk i do ata si barrë.
Çitaku u bëri thirrje atyre që ta presin liberalizmin e vizave, edhe pse tha se ende nuk e di sa do të zgjasë ky proces, pas fillimit të dialogut, që pritet të ndodhë në dhjetor.
Ajo tha se po mundohen të ndërtojmë një të ardhme të kënaqshme për të gjithë qytetarët brenda Kosovës.
„Qytetarët e Kosovës janë hisenikë të progresit në Kosovës dhe se duhet të kryhen obligimet nga secili qytetarë rreth procesit të ri-integrimit sepse varet në masë të madhe edhe liberalizimi i vizave“, tha ministrja Çitaku.
Ministrja Çitaku tha që deri më tani kam vizituar gati të gjitha komunat e Kosovës dhe është shprehur e kënaqur me nivelin e punës që është bërë deri më tani.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane që të ngritet shuma e lejuar për hapjen e bizneseve për ri-integrimin e personave nga 2000 euro në 5000 euro.
Ky është një stimulim shumë i mirë për të gjithë personat të cilët dëshirojnë të zhvillojnë bizneset e tyre private dhe do të ndikojë në mënyrë direkte në parandalimin e ikjes së tyre prapa.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











