E-Diaspora
Civita, fshati arbëresh në Itali që po ruan traditat e të parëve
I themeluar në shekullin XV, Civita cilësohet si një nga fshatrat më të bukur në Itali.
Sipas turiscalabria.it, ky fshat u themelua në vitin 1471 nga disa familje shqiptare që po iknin nga turqit, përcjell albinfo.ch.
Civita (apo Çifti në shqip) u ndërtua mbi rrënojat e qytetit Castrum Sancti Salvatoris. Ky i fundit ishte shkatërruar nga një tërmet në vitin 1456.
Tutje, në artikull thuhet se këtë qytet ia dhuroi Skenderbeut mbreti Ferrante i Aragonit, si shpërblim për mbështetjen që Skenderbeu ia kishte dhënë Aragonit gjatë luftës me turqit.
Qyteti është i karakterizuar me bukuri natyrore dhe në të banojnë qindra arbëreshë, të cilët kanë ruajtur traditat e të parëve.
Së fundmi, këtij fshati i është kushtuar hapësirë edhe në faqen zyrtare në Facebook, të ministrit të Shtetit për Diasporë.
“Foto e ditës / Fshati arbëresh Civita – Çifti në Italinë e jugut, i themeluar gjatë viteve 1467-1471, me banorë kryesisht nga Kruja. Sot në këtë vend jetojnë rreth 1 mijë banorë, të cilët vazhdojnë të ruajnë traditat e të parëve të tyre”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së Civita-s, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ndërtesa më e lartë në Zvicër: Mega-rrokaqiell i ri i planifikuar në Cyrih Zürcher Architekten planifikon një rrokaqiell me lartësi 240 metra - do të jetë ndërtesa më e... -
Shtrimet në spital në urgjencë rriten ndjeshëm në dimër -
Berna nuk sheh asnjë arsye për të zgjatur ligjin e Airbnb-së -
Pse Zvicra po i shtrëngon kontrollet në kufijtë e saj? -
Qeveria zvicerane do të krijojë një strategji kombëtare për luftimin e krimit të organizuar













