Kosova
Çka dëshmoi dëshmitarja serbe?
Dragica Bozhaniq ka dëshmuar në seancë të hapur si dëshmitarja e 17-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.
Ajo pretendon se në fshatin e saj në Rahovec në vitin 1998 ishte sulmuar.
“Ata na morën ne, na sulmuan nga data 17 duke u gdhirë 18 korriku, më 18 korrik na morën nga oborri dhe kur e pashë këtë burrin, u befasova, sepse kishte pasur një marrëveshje përpara që ndryshe kishim rënë dakord. Na morën, hynë në shtëpitë tona me forcë, kërkuan disa gjëra, nuk e dimë se çfarë, na thanë uluni në tokë, ne u ulëm, djalin ma plagosën, se hodhën granatë dore në shtëpi dhe ai u rrëzua, i ranë tullat në fytyrë, i plagosën dhe sytë, kur e pashë, unë fillova të qaj dhe nuk e dija çfarë të bëja”, ka deklaruar dëshmitarja, përcjell albinfo.ch.
Ajo tutje ka shtuar se burri i saj kishte shoqëri më shumë me shqiptarët se sa me serbët.
Derisa përgjatë dëshmisë së saj ka thënë që policët serbë kishin armatosur të gjithë serbët e Kosovës në këtë periudhë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni











