Lajme
Çka parasheh vendimi për ndalimin e burkas në Zvicër?
Është përcaktuar në Zvicër zbatimi i ndalimit të mbulimit të fytyrës. Pas Dhomës së Kantoneve, edhe Dhoma Nacioanle e Parlamentit ka miratuar projektligjin përkatës
Nisma popullore e miratuar në vitin 2021 e ankoroi ndalimin në kushtetutë, pas së cilës Këshilli Federal paraqiti një projektligj në parlament, shkruan 20minuten.
Dhoma Nacionale ka miratuar draftin me 151 vota pro, 29 kundër dhe gjashtë abstenime. Të gjitha kërkesat e pakicave për ndryshime në formulimin, masën e gjobave dhe përjashtimet janë refuzuar.
Sipas ligjit të ri, ndalohet mbulimi i fytyrës në vende publike dhe private të hapura për publikun e gjerë në mënyrë që të mos duken tiparet e fytyrës. Shkelja mund të rezultojë në një gjobë deri në 1000 franga.
Megjithatë, ka përjashtime të ndryshme. Për shembull, ndalimi nuk zbatohet për shërbimet e kishës, zakonet lokale, shfaqjet teatrore ose mbulesat për të mbrojtur shëndetin ose për arsye klimatike, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau










