Kosova
Çka tha familjari i të zhdukurve në protestën e veteranëve?
Bajram Çerkinaj, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, është shprehur i revoltuar me trajtimin që Qeveria e Kosovës po u bën veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Nuk mundesh me i rrejt ata që i ke rrejt para dy vjetësh. Edhe ata janë mbush mend me e ditë kush është Albin Kurti”, ka deklaruar Çerkinaj.
“UÇK, Liri, ju jeni liria e Kosovës. Flisni fort e flisni çlirë. Unë shoqatën e dëshmorëve, veteranëve e luftës janë edhe dëshmorë edhe më të mëdhenj…. Krejt Kosova është për liri. Kush është ai që s’i përkrah. O ju që po na udhëheqni, ku jeni more? Ku jeni more për këtë popull? Ruani se ju nuk dini se çka është liria. Ju dini veç me rrejt e me shëmtu edhe ma zi se ata që na kanë shëmtuar gjakpirësit e 98-s e 99-s. Tmerr po jetojmë. E kemi gëzuar një liri e ne po e dëmtojmë atë. Kush janë ata? Këta që po thonë se veteranët s’kanë të drejtë të marrin pagë normale, s’kanë të drejtë të marrin frymë, s’kanë të drejtë fëmijët t’i shkollojnë. Kush po na pengon?”, është shprehur ai tutje.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 "Kryeqyteti i Kosovës mirëpriti pothuajse 800,000 udhëtarë nga Zvicra. Më shumë se Lisbona, Madridi ose Parisi"... -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti














