Lajme
Çka thotë ligji për mbajtjen e kafshëve shtëpiake dhe sa mund të dënoheni nëse e shpërfillni?
Një prej ligjeve më të veçanta në Zvicër është ai për mbajtjen e kafshëve shtëpiake. Ajo çka e bën më të veçantë këtë ligj është se disa prej kafshëve shtëpiake duhet me patjetër t’i mbash dy, përcjellë albinfo.ch.
Disa kafshë të cilat konsiderohen të jenë ‘të shoqërueshme’ nuk mund të mbahen vetëm, as nuk mund të mbahen në kafaze të vogla ose rrethime. Sipas nenit 13 të Urdhëresës së Zvicrës për Mbrojtjen e Kafshëve (TSchV), këto kafshë duhet të shoqërohen nga një kafshë tjetër e së njëjtës specie, d.m.th sigurimi i tyre me shoqërinë e një kafshe tjetër – ose të një njeriu – nuk do të jetë e mjaftueshme, shkruan thelocal.ch.
Cilat kafshë i konsideron Zvicra si “sociale”?
Për të gjetur se cilat kafshë konsiderohen sociale dhe cilat jo mund të jetë e vështirë, veçanërisht pasi vetë ligji nuk e jep një listë, megjithatë janë disa kafshë që fuhet të mbahen në çift.
Këta janë derrat gini, minjtë e ndryshëm, gerbilët (lloj i brejtësve), degus (brejtësit kilian), chinchilla (brejtës) dhe ferret (brejtës). Lepujt mund të mbahen vetëm pasi të kenë mbushur tetë javë, pasi lepujt më të rinj konsiderohen si kafshë sociale. Hamsterët nga ana tjetër mund të mbahen vetëm – në fakt, ‘hamsterët e artë’ janë të vetmuar dhe duhet të mbahen vetëm, sipas Urdhëresës Zvicerane për Veterinarinë dhe Sigurinë Ushqimore, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
Pronarët e qenve rekomandohen të lejojnë që kafsha e tyre të ketë kontakt me qen të tjerë, por kjo nuk është e detyrueshme. Macet mund të mbahen vetëm, por duhet të lejohen rregullisht jashtë, raporton thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
Lista nuk është e kufizuar vetëm tek gjitarët. Peshqit e kuq duhet të mbahen gjithashtu në çifte, së bashku me zogjtë e dashurisë, thëllëzat japoneze, papagall, kanarina dhe disa shpendë të tjera. Aty ku ngordh një kafshë, duhet ta zëvendësoni shpejt, në mënyrë që ajo që mbetet të mos jetë e vetmuar, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
Nëse nuk mundeni i bëni këto atëherë autoritetet zvicerane kërkojnë që kafshën tuaj t’ia jepni një shtëpie ose një pronari tjetër kafshësh shtëpiake, në mënyrë që ajo të mos jetë e vetmuar për një kohë të gjatë. Ekziston edhe shërbimi i ‘marrjes me qira të derrave gini’ të Cyrihut, ku mund të merrni një shoqëri të përkohshme për kafshën tuaj në kohë nevoje, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
Çfarë ndodh nëse thyeni rregullat?
Në përgjithësi, mund të merrni një paralajmërim dhe një shpjegim në lidhje me rregullat në shkallë të parë. Por nëse përsëritni ose refuzoni të respektoni këtë ligj dënimet janë të ashpra. Ju mund të merrni një gjobë deri në 20,000 CHF për mosbindje. Madje mund të dënoheni edhe me 180 ditë burgim, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













