Zhvillim
Çka u bë me premtimin për punësimin e “20 mijë njerëzve nga Ballkani” në Gjermani?
Gjatë pesë muajve të parë nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje, në ambasadat gjermane në vendet ballkanike janë lejuar gjithsej 4500 viza pune për kërkuesit nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi
Diku në vjeshtën e vitit 2015 me ndryshimin e një rregulloreje për vizat e punës në Gjermani u mundësua që të huajt nga vendet e treta të vinin dhe të qëndronin në Gjermani përmes rrugës legale, gjetjes së punës. Ministrja federale e punës Andrea Nahles (nga SPD) atëbotë premtonte se brenda vitit, viza të tilla pune do të fitonin 20 mijë veta nga Ballkani, shkruan taz.de.
Disa muaj më vonë, realiteti duket krejtësisht ndryshe. Gjatë pesë muajve të parë nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje, në ambasadat gjermane në vendet ballkanike janë lejuar gjithsej 4500 viza pune për kërkuesit nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.
Kjo mënyrë e punësimit ishte menduar si kompensim për futjen e shteteve ballkanike në grupin e vendeve të sigurta, me çfarë shtetasve të tyre praktikisht u mbylleshin rrugët për në Gjermani. Ajo u referohej para së gjithash azilkërkuesve të cilët kishin ardhur në Gjermani nga janari deri në tetor të vitit 2015, transmeton albinfo.ch. Ata që do të lëshonin Gjermaninë vullnetarisht më së voni deri më 4 maj 2016 do të fitonin mundësinë që në vendin e tyre të fitonin një vizë pune në Gjermani.
132.933 persona nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia kishin kërkuar azil në Gjermani gjatë vitit 2015 ndërsa kuota e pranimit të azilit për shtetasit e këtyre vendeve ka qenë diku rreth zeros.
Ndërkaq, pengesat burokratike për fitimin e vizave të punës janë shumë të larta. Ata që duan të vijnë nga këto shtete në Gjermani si emigrantë të punës duhet të kenë një ofertë obligative pune me shkrim ose një kontratë pune apo kualifikimi të nënshkruar nga një punëdhënës i këtushëm.
Punëdhënësi nga ana e tij, duhet që pëlqimin e tij për pranimin në punë ta dërgojë në Agjencinë Federale të Punës, për të siguruar se për një vend të tillë pune nuk ka të interesuar asnjë gjerman ose shtetas i vendeve të BE-së. Paga nuk bën të jetë më e ulët se ajo e një punëmarrësi të kategorisë së njëjtë në Gjermani. Në rast se kërkuesi i punës është duke qëndruar në Gjermani gjatë kohës para përfundimit të gjithë kësaj procedure, punëdhënësi duhet të kërkojë edhe pëlqimin e autoritetit për të huaj që ai të qëndrojë në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Vetëm pasi të jenë kompletuar të gjitha këto, caktohet në ambasadën përkatëse gjermane një termin për vizë. Mund të sillet edhe familja, por vetëm në rast se hapësira për banim dhe mbajtja e saj në Gjermani sigurohet nga puna e atij së e sjell.
“Ne e kemi parë që nga fillimi me sy kritikë rregullimin special të bërë për sjelljen e emigrantëve të punës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor pa mbajtur llogari për nevojat e tregut të punës”, thotë për taz.de një zëdhënës i Bashkësisë së shoqatave të punëdhënësve. Kjo bashkësi kërkon që të kualifikuarit në ndonjë profesion të cilit i mungojnë profesionistët, të lejohen të vijnë e të kërkojnë vet vend pune në Gjermani, domethënë edhe pa pasur garancitë konkrete për vendin e punës. Por, propozimi sigurisht nuk do t`u konvenonte shumë kërkuesve të punës që kanë kualifikim më të ulët.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit










